Romani i Rene Karabash - "Burrnesha" korr suksese në Francë dhe Amerikë. Në fund të vitit 2023, përkthimi në frëngjisht i librit fitoi çmimin e përkthimit të Klubit Francez PEN. Përkthimi në anglisht, i bërë nga Izidora Angel, fitoi çmimin për përkthim Gulf Coast Translation Prize në Amerikë, njoftoi BTA.
Rene Karabash është pseudonimi i Irena Ivanova, aktore, regjisore dhe poeteshë bullgare. "Burrnesha" tregon për një zakon në Shqipëri, kur në mungesë të një trashëgimtari mashkull në familje, gratë malësore betohen se do të përmbushin rolin e burrit dhe do të jenë beqare.
Romani zgjoi interes me përkthimet e tij në Egjipt, Francë, Poloni, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Maqedoninë e Veriut. Së shpejti do të publikohet në disa vende të tjera dhe do të fillojë xhirimi i një filmi në bazë të romanit në bashkëpunim midis Bullgarisë, Italisë, Rumanisë dhe Shqipërisë. Regjia e filmit do të bëhet nga Kostadin Bonev.Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..
Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..
Për vitin e njëzet e tretë, ekipi i “Bansko Film Fest” do të transferojë publikun në disa nga pikat më ekstreme të botës përmes 75 filmave nga 39 vende. “Të gjitha janë premiera, për disa prej tyre shfaqjet në Bansko do të jenë premiera botërore”, tha..
Në librin “Bullgaria është kënga ime” Ilija Llukov na shfaqet si një patriot i madh që ka bërë shumë për Bullgarinë”. Kështu e karakterizon këngëtarin..