Në një deklaratë të publikuar në faqen e Departamentit të Shtetit, Sekretari i Shtetit i Shteteve të Bashkuara, Antony Blinken, ka uruar vendin tonë për festën kombëtare. “Në emër të Shteteve të Bashkuara, pranoni urimet e mia më të mira popullit bullgar me rastin e 146 vjetorit të Çlirimit të Bullgarisë”, tha ai.
Antony Blinken thekson se vendi i tij vlerëson thellësisht marrëdhëniet diplomatike me Bullgarinë, të cilat zgjasin për mbi 120 vjet.
“Partneriteti ynë, i bazuar në idealet e përbashkëta demokratike, kontribuon në paqen dhe prosperitetin e të dy vendeve dhe në unitetin dhe sigurinë e Evropës dhe komunitetit transatlantik”, shtoi Sekretari i Shtetit. Ai theksoi gjithashtu faktin se Bullgaria dhe SHBA janë të bashkuara në mbështetjen e tyre për Ukrainën dhe popullin e saj, të cilët luftojnë për të mbrojtur vendin dhe lirinë e tyre nga agresioni ushtarak i Kremlinit.
“Unë pres një partneritet të ardhshëm për një të ardhme më të sigurt, më të begatë dhe të drejtë për dy kombet tona liridashëse”, përfundoi Antony Blinken në deklaratën e tij.Në qëndrimet e Komisionit Evropian për vitet 2023 dhe 2024 mbi progresin e Maqedonisë së Veriut mungojnë formulime që i referohen "identitetit maqedonas" dhe "gjuhës maqedonase". Ne pyesim se çfarë e bën të domosdoshme përfshirjen e këtyre kategorive..
Takimi Erdogan – Pashinyan: Përpjekje e re për përparim në marrëdhëniet turko-armene Presidenti turk Rexhep Erdogan u takua në Stamboll me kryeministrin armen Nikoll Pashinyan. Takimi u realizua në sfondin e mungesës së marrëdhënieve..
Sipas presidentit bullgar Rumen Radev, qeveria nuk është e vetëdijshme për interesin kombëtar të Bullgarisë në lidhje me Republikën e Maqedonisë së Veriut gjatë rrugës së saj drejt Bashkimit Evropian. Kreu i shtetit komentoi raportin e miratuar këtë..
Kroacia paralajmëroi qytetarët e saj të shmangin udhëtimet në Serbi Ministria e Jashtme e Kroacisë rekomandoi që kroatët të shtyjnë të..
Tre grupet më të mëdha në Parlamentin Evropian – Partia Popullore Evropiane (PPE), Grupi i Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve, si dhe..
Ministri i jashtëm Georg Georgiev u takua me ambasadorë dhe diplomatë të vendeve anëtare të BE-së, SHBA-së, Kanadasë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Zvicrës..