120 000 persona të punësuar në prodhimin e energjisë elektrike nga qymyri janë në rrezik të humbasin punën dhe të emigrojnë, kanë paralajmëruar ekspertët e Konfederatës së Punës “Podkrepa”. Me rastin e Marrëveshjes së Gjelbër, sindikalistët shkëmbyen përvoja me kolegët e tyre nga disa vende të tjera të BE-së dhe nga Ballkani Perëndimor.
Sipas sekretarit ndërkombëtar të Konfederatës së Punës “Podkrepa”, Veselin Mitov, minatorët rumunë të Baia Mare përballen me të njëjtin problem. Mitov theksoi se në Bullgari, në ditët e ftohta të janarit, deri në 40% të energjisë elektrike të konsumuar në Bullgari është importuar nga jashtë, kryesisht nga vendet që nuk janë pjesë e BE-së, sepse energjia elektrike atje është më e lirë dhe nuk paguhen të ashtuquajturat “emetime të dëmshme”.
Çështja kyçe, sipas ekspertëve të “Podkrepa”, është se si do të zbatohet Marrëveshja e Gjelbër dhe në çfarë harku kohor do të mbyllen termocentralet në vendin tonë.Në tremujorin e parë të vitit 2025, çmimet e banesave në Bullgari u rritën me 15.1% krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2024, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave. Në tremujorin e parë të vitit 2025, krahasuar me tremujorin e..
Komisioni i Rregullimit të Komunikimeve dhe komisionet për mbrojtjen e konkurrencës dhe të konsumatorëve kanë nënshkruar një marrëveshje mbi një mekanizëm të përbashkët për kontrollin e çmimeve të shërbimeve mobile gjatë adoptimit të euros...
Këshilli Bashkiak i Sofjes miratoi buxhetin e Sofjes për vitin 2025. Kjo u bë me 41 vota "pro", 4 "kundër" dhe 10 "abstenime". Korniza ekonomike e dokumentit parashikon një rritje të pagave në transportin publik në mënyrë retroaktive nga 1 prilli me..
Vetëm një javë mbetet deri te vendimi përfundimtar për pranimin e Bullgarisë në eurozonë – më 8 korrik Parlamenti Evropian pritet të votojë nëse vendi..
Në vitin 2025, turizmi bullgar ruan rritje të qëndrueshme, pavarësisht sfidave globale. Sipas analistëve, në muajt në vijim pritet një numër rekord..