Filluan konsultimet dyditore politike të presidentit Rumen Radev me partitë e përfaqësuara në parlament, sipas Kushtetutës, para dorëzimit të mandatit të parë eksplorues për formimin e qeverisë. Konsultimet po zhvillohen pasi kryeministri i qeverisë së parë me rotacion, të dakorduar nga PP-DB dhe GERB-SDS, dha dorëheqjen më 5 mars dhe të nesërmen parlamenti pranoi dorëheqjen.
Takimi i parë i sotëm ishte me grupin më të madh parlamentar - GERB-SDS. Pas përfundimit të tij, zëvendëskryeministrja dhe ministre e jashtme në dorëheqje dhe kryeministre e ardhshme e mundshme pas rotacionit, Maria Gabriel nga GERB, tha se toni i negociatave të pushtetarëve gjatë fundjavës ishte konstruktiv, por duhet më shumë kohë për të kapërcyer dallimet. Për këtë arsye ajo kërkoi nga presidenti Rumen Radev që të presë me dorëzimin e mandatit për formimin e kabinetit.
Takimi i radhës i presidentit Radev ishte me forcën e dytë parlamentare - PP-DB. Kryeministri i dorëhequr Nikollaj Denkov nga PP bëri thirrje për përfundimin sa më të shpejtë të negociatave me GERB-SDS për qeverinë e ardhshme. Ai e siguroi presidentin se PP-DB-ja duan që të bëhet rotacioni, por në mungesë të marrëveshjes janë gati për zgjedhje të parakohshme. “Megjithatë, ky nuk është një opsion i mirë”, theksoi Denkov. Ish-kryeministri nuk pranoi t'i përgjigjet pyetjes së një gazetari për emrat e ministrave të diskutuar në negociatat mes PP-DB dhe GERB-SDS. Sipas fjalëve të tij, “derisa të bihet dakord për gjithçka, asgjë nuk është dakorduar”. Ai pranoi se marrëdhëniet mes pushtetarëve janë të ndërlikuara.
Në takimin e fundit për sot - me DPS-në, Lëvizja theksoi se ata janë faktori i stabilitetit në qeverisje. Nëse ndodh rotacioni, ata do të mbështesin vendimet që lidhen me orientimin euroatlantik të vendit. “Shpresojmë që subjektet kryesore ta gjejnë formulën. Nëse jo, gjithmonë ekziston mundësia për të gjetur një konfigurim tjetër, por duket se do të jetë mjaft e vështirë”, komentoi kryetari Xhevdet Çakërov negociatat mes GERB-SDS dhe PP-DB.
Ditën e marte konsultimet vazhdojnë me forcat e katërt, të pestë dhe të gjashtë në parlament – “Vëzrazhdane”, “BSP për Bullgarinë” dhe “Ka një popull të tillë”.
Më 23 dhe 24 gusht, në qytetin bregdetar të Burgasit do të zhvillohet BURGAS SKATE WEEKEND 2025 – një ngjarje e madhe e dedikuar kulturës urbane dhe sportit të skajteve. Vizitorët do të kenë mundësi të shijojnë gara me skate për të gjitha grupmoshat;..
Në zonën “Karandilla”, mbi qytetin Sliven, më 23 gusht po mbahet Takimi i 32-të Kombëtar i Karakaçanëve në Bullgari. Ngjarja organizohet nga Federata e Shoqatave Kulturore dhe Arsimore të Karakaçanëve në Bullgari. Hapja zyrtare është në orën 10:30,..
Natën , në disa vende në pjesën qendrore dhe lindore të vendit do të ketë reshje të shkurtra shiu me bubullima. Deri në mëngjes reshjet do të ndalen. Vranësirat do të ulen nga perëndimi. Do të ketë erëra të moderuara, në Fushën e Danubit dhe Ultësirën..
"Rreth një e katërta e ekonomisë bullgare – afërsisht 23–24% – është në sektorin informal. Nga ana tjetër, mungojnë para për pensione, për të rinjtë, për..
Natën , në disa vende në pjesën qendrore dhe lindore të vendit do të ketë reshje të shkurtra shiu me bubullima. Deri në mëngjes reshjet do të ndalen...
Në zonën “Karandilla”, mbi qytetin Sliven, më 23 gusht po mbahet Takimi i 32-të Kombëtar i Karakaçanëve në Bullgari. Ngjarja organizohet nga Federata e..