Filluan konsultimet dyditore politike të presidentit Rumen Radev me partitë e përfaqësuara në parlament, sipas Kushtetutës, para dorëzimit të mandatit të parë eksplorues për formimin e qeverisë. Konsultimet po zhvillohen pasi kryeministri i qeverisë së parë me rotacion, të dakorduar nga PP-DB dhe GERB-SDS, dha dorëheqjen më 5 mars dhe të nesërmen parlamenti pranoi dorëheqjen.
Takimi i parë i sotëm ishte me grupin më të madh parlamentar - GERB-SDS. Pas përfundimit të tij, zëvendëskryeministrja dhe ministre e jashtme në dorëheqje dhe kryeministre e ardhshme e mundshme pas rotacionit, Maria Gabriel nga GERB, tha se toni i negociatave të pushtetarëve gjatë fundjavës ishte konstruktiv, por duhet më shumë kohë për të kapërcyer dallimet. Për këtë arsye ajo kërkoi nga presidenti Rumen Radev që të presë me dorëzimin e mandatit për formimin e kabinetit.
Takimi i radhës i presidentit Radev ishte me forcën e dytë parlamentare - PP-DB. Kryeministri i dorëhequr Nikollaj Denkov nga PP bëri thirrje për përfundimin sa më të shpejtë të negociatave me GERB-SDS për qeverinë e ardhshme. Ai e siguroi presidentin se PP-DB-ja duan që të bëhet rotacioni, por në mungesë të marrëveshjes janë gati për zgjedhje të parakohshme. “Megjithatë, ky nuk është një opsion i mirë”, theksoi Denkov. Ish-kryeministri nuk pranoi t'i përgjigjet pyetjes së një gazetari për emrat e ministrave të diskutuar në negociatat mes PP-DB dhe GERB-SDS. Sipas fjalëve të tij, “derisa të bihet dakord për gjithçka, asgjë nuk është dakorduar”. Ai pranoi se marrëdhëniet mes pushtetarëve janë të ndërlikuara.
Në takimin e fundit për sot - me DPS-në, Lëvizja theksoi se ata janë faktori i stabilitetit në qeverisje. Nëse ndodh rotacioni, ata do të mbështesin vendimet që lidhen me orientimin euroatlantik të vendit. “Shpresojmë që subjektet kryesore ta gjejnë formulën. Nëse jo, gjithmonë ekziston mundësia për të gjetur një konfigurim tjetër, por duket se do të jetë mjaft e vështirë”, komentoi kryetari Xhevdet Çakërov negociatat mes GERB-SDS dhe PP-DB.
Ditën e marte konsultimet vazhdojnë me forcat e katërt, të pestë dhe të gjashtë në parlament – “Vëzrazhdane”, “BSP për Bullgarinë” dhe “Ka një popull të tillë”.
Bullgaria do të përfaqësohet nga presidenti Rumen Radev dhe ministri i jashtëm Georg Georgiev në Konferencën e Sigurisë në Munih. Në axhendën e liderëve botërorë është lufta në Ukrainë, propozimet e presidentit amerikan Donald Trump për bisedimet e paqes,..
Të premten do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtimi i lindjes. Në Bullgarinë Lindore do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi jug-jugperëndimor. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet minus 4° dhe 1°, për Sofjen - rreth minus 1°...
Pas shembullit të Kroacisë, e ndjekur nga Greqia, Rumania, Sllovenia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina, katër organizata në Bullgari e shpallën 13 janarin një ditë pa blerje në zinxhirët e mëdhenj të shitjes me pakicë për shkak të..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..