Sot nisin Kreshmët e Mëdha. Tradicionalisht, në ditët para fillimit të periudhës së agjërimit dhe përqendrimit shpirtëror, në shumë pjesë të vendit mbahen karnavalet e kukerëve.
Në fshatin Dedevo në malin e Rodopeve, përshpirtjen e pritën me lojëra kukerësh.
Në mjegullën e dendur, maskat dukeshin edhe më piktoreske dhe të frikshme
Banorët e Dedevos, të maskuar si bisha dhe përbindësha, kaluan nëpër të gjitha shtëpitë e fshatit për të bekuar banorët e tyre dhe për të larguar forcat e liga.
“Imunitet” ndaj sëmundjeve dhe fatkeqësive iu dha edhe makinave që kalonin nëpër fshat.
Në të Lidhurit e Mishit kishte një karnaval gatimi në fshatin e afërt Lillkovo.
Në festën, kur mund të hahet mish në ditën e fundit para kreshmës, të ftuarit dhe nikoqirët përfituan nga pjekja dhe pirja e verës, ndërsa fëmijët morën... pambuk prej sheqeri.
Ariu i uritur nuk luan valle, thotë një fjalë e urtë bullgare. Pasi u ushqyen mirë, pjesëmarrësit e festës hodhën një valle.
Interpretimet e një grupi të madh gajdexhinjsh kumbuan në fshat.
I magjepsur nga zhurma zilet e kukerëve dhe atmosfera festive, dikush mund të tundohet të blejë një zile të punuar me dorë.
Përpiloi: Elizabet Radkova
Foto: Elizabet Radkova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Këtë dimër filloi me mot jashtëzakonisht të ngrohtë, por ndërsa ende nuk ka dëborë në rrafshinat e ulëta, në shpatet më të larta të maleve situata është krejt e ndryshme. Në saj të kësaj në disa pushimore sezoni i skive u hap zyrtarisht ditë më parë...
Edhe qytezat e Krishtlindjes sjellin gëzim dhe atmosferë festive... Foto: Krasimir Martinov
Reshjet e dendura të borës dhe erërat e forta uragane më 25 dhe 26 nëntor e ndërlikuan situatën në mbarë Bullgarinë. Gjysmë milion familje kanë mbetur pa energji elektrike, në disa vende ka pasur edhe ndërprerje të furnizimit me ujë. Për..