Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 21 marsin

Në lindje do të ketë reshje shiu, në pjesën tjetër të Bullgarisë do të mbajë vranësira

Foto: BGNES

Të enjten temperaturat minimale në Bullgari do të jenë 1 deri në 4° në Sofje 0°. Gjatë ditës do të ketë vranësira të shpërndara. Në gjysmën lindore të vendit vranësirat do të jenë të konsiderueshme dhe në shumë vende do të ketë reshje shiu, të cilat në disa zona do të përzihen me borë. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 12-17°, në Bullgarinë Verilindore 8-11°, në kryeqytet 13°.

Në Detin e Zi do të mbajë mot me vranësira dhe reshje shiu. Temperaturat e ajrit do të jenë 8-10°. Temperatura e ujit të detit është 8-9°. Eksitimi i detit do të jetë 1-2 ballë.

Në male do të mbajë vranësira të pjesshme. Në masivet lindore dhe në pjesën qendrore të malit Stara Pllanina do të bjerë borë, në zonat e ulëta - reshje shiu dhe bore. Temperatura në 1200 m mbi nivelin e detit do të jetë deri në 6°, në 2000 m deri në minus 1°.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Monumenti i Vasill Levskit në Sofje

Në ceremoni të ndryshme përkujtimore nderojmë heroin tonë kombëtar Vasill Levski

Sot në qendër të Sofjes do të mbahet një ceremoni përkujtimore për të shënuar 152 vjetorin e vdekjes së Vasill Levskit . Ceremonia para Monumentit të Apostullit të Lirisë do të fillojë në orën 18:00. Qytetarët do të kenë qasje në zonën e..

botuar më 25-02-19 5.10.PD

Parashikimi i motit për 19 shkurtin 2025

Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 8 deri në minus 3°. Në Sofje do të jetë rreth minus 7°. Gjatë ditës reshjet e borës në rajonet verilindore do të fillojnë të ndalojnë, por në Bullgarinë Juglindore do të vazhdojë të bjerë borë..

botuar më 25-02-18 7.35.MD

Presidenti Rumen Radev: Përdorimi i drogës nga të rinjtë rrezikon kombin tonë

Presidenti Rumen Radev ka thirrur sot mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare, kushtuar rreziqeve dhe kërcënimeve për sigurinë kombëtare nga përhapja e lëndëve narkotike dhe dehëse tek brezi i ri dhe keqpërdorimi i tyre...

botuar më 25-02-18 6.03.MD