Më 22 mars, me filmin bullgar "Kurthi", në kryeqytetin tonë detar Varna fillon edicioni i XV-të i "Sofia Film Fest", njoftojnë organizatorët nga "Artin Vision". Nga 22 deri më 30 mars, adhuruesit e artit kinematografik në Varna mund të shohin një përzgjedhje prej 20 titujsh. Mes tyre janë filmat e vlerësuar me “Palmën e Artë”, nominimet për “Oscar”, “Globi i Artë” dhe LUX 2024”, shtojnë organizatorët. Filmi "Kurthi" është një bashkëprodhim i Bullgarisë dhe Gjermanisë. Ai është pretendues për çmimin e madh në festivalin "Sofje - Qyteti i Kinemasë". Regjisorja është Nadezhda Koseva, e njohur për debutimin e saj të filmit me metrazh të plotë “Irina”, fitues të mbi 20 çmimeve ndërkombëtare. Ajo është anëtare e Akademisë Evropiane të Filmit dhe themeluese e fondacionit “KinoKlas”, me të cilin së bashku me kolegët e saj u mëson artin filmik fëmijëve nga e gjithë Bullgaria.
Autorë dhe figura kulturore bullgare përfaqësojnë vendin tonë në Panairin Ndërkombëtar të Librit në Lajpcig. Mes tyre është poeti, shkrimtari, kompozitori dhe muzikanti Emanuill Vidinski, i cili sot, 28 mars, do të marrë pjesë në diskutimin "Midis..
“Muzika më gjeti vetë”, thotë Georgi Grozev dhe, duke qeshur, fillon të tregojë një ngjarje nga kopshti i fëmijëve, kur kishte shkuar vetë të regjistrohej për mësime në piano. Dhe kështu, në fakt, filloi rruga ime në muzikë. Krejt pa..
Një koncert në Los Anxhelos me një program tërësisht bullgar, kushtuar festës kombëtare 3 mars , do të mbahet më 21 mars. Këtë e bëri të ditur në një intervistë për Radio Bullgarinë kompozitorja e njohur e filmit Penka Kuneva. Për “Gruan..