Nuk ka asnjë zhvillim nga inteligjenca ushtarake kundër bashkëkryetarit të grupit parlamentar të "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" Atanas Atanasov. Këtë e deklaroi ministri i mbrojtjes Todor Tagarev në BNT. Ai kujtoi se kompetencat e inteligjencës ushtarake janë të ndryshme: "Ajo funksionon jashtë". Disa ditë më parë Atanasov tha se është zhvilluar nga Inteligjenca Ushtarake.
I pyetur se si ndryshoi ushtria bullgare për 20 vjet në NATO, Tagarev u përgjigj: “Padyshim, ushtria është shumë më e përgatitur për të vepruar së bashku me aleatët tanë për të ndaluar çdo agresor të mundshëm. Fatkeqësisht, një pjesë e shoqërisë nuk e kupton se çfarë do të thotë NATO për sigurinë tonë dhe po kërkon alternativa të tjera. Mund të them patjetër se këto opsione nuk përputhen me interesin kombëtar bullgar dhe nuk ofrojnë asnjë alternativë”, tha Tagarev.
Anëtarësimi i Bullgarisë në NATO - 20 vjet më vonëIdeja që shteti të marrë të vetmen rafinerinë e naftës në Bullgari - "Lukoil Neftohim" në Burgas, e propozuar më 29 janar nga "DPS-Fillimi i Ri" dhe partia MEÇ, ndau formacionet e përfaqësuara në parlament. Propozimi u hodh poshtë nga GERB dhe "Po e..
Agjencia Shtetërore për Sigurinë Kombëtare nuk ka informacion se në mesin e anëtarëve bullgarë të ekuipazhit të anijes "Vezhen" të ndaluar në Suedi ka agjentë të shërbimeve të huaja ose autorë të veprave kriminale, njoftoi drejtori i agjencisë, Pllamen..
Rasti i anijes së ndaluar “Vezhen” është diskutuar të martën me dyer të mbyllura në Komisionin e Sigurisë dhe Mbrojtjes së Parlamentit Evropian, bëri të ditur eurodeputeti Andrej Novakov. Sipas tij, është e mundur që palë të treta në anijen e ndaluar të..
VFU (Visionary Font Ultra) – ky është emri i shkronjave me të cilat studenti i vitit të tretë në Universitetin e Lirë në qytetin Varna, Vollodimir..
Pas afro 80 vjetësh, në Bullgari u formuar një koloni e re fole e pelikanit të rrezikuar dalmat. Zogjtë pushtuan ishujt artificialë të ndërtuar nga..