Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

"А place of many stories" - bregdeti ynë jugor i Detit të Zi me një klip të ri reklamues

Foto: burgas.bg

"А place of many stories" ose ndryshe "Një vend me shumë histori" - kështu titullohet videoja e fundit, e cila reklamon mundësitë për pushime verore dhe argëtim në bregdetin tonë jugor të Detit të Zi. Videoja ka për qëllim kryesisht tregjet e Britanisë së Madhe dhe Evropës Qendrore dhe po shpërndahet në rrjetet sociale duke shkaktuar interes të madh.

Në të, qyteti Burgas prezantohet si një qytet dinamik me mundësi për pushime aktive - nëse jeni duke kërkuar plazhe, një shëtitje në ishullin Shën Anastasija ose një fluturim me paraglider mbi Kopshtin e bukur Detar. Janë shfaqur edhe bashki fqinje si Nesebër, Pomorie, Primorsko, Carevo dhe Mallko Tërnovo.

"Çfarë ju pret nëse zgjidhni si destinacion bregdetin jugor të Detit të Zi për të kaluar pushimet tuaja verore? Me siguri plazhe të pafundme, adrenalinë sportive, një festival muzikor, aventura familjare në natyrë dhe shumë histori të tjera për të treguar. Mos u besoni historive të treguara, përjetojini ato në  #SoutherBlackSeaCoast - "А place of many stories"! - na bëjnë thirrje nga Bashkia e Burgasit.

Foto: burgas.bg

Përpiloi: Veneta Nikollova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Muzeu në Strellça prezanton ekspozitën "Pashkët e bukura, Dita e Shën Gjergjit edhe më e bukur"

Gjatë muajve prill dhe maj, vizitorët në Muzeun Historik në qytetin e Strellçës kanë mundësinë të mësojnë për traditat lidhur me ciklin e Pashkëve përmes ekspozitës "Pashkët e bukura, Dita e Shën Gjergjit edhe më e bukur".  Ekspozita..

botuar më 25-04-13 4.10.MD

Burgas pret një konkurs botëror për verërat Sauvignon

Burgas pret edicionin e 16-të të Sauvignon Selection – një shtyllë në programin Concours Mondial de Bruxelles dhe një nga konkurset më prestigjioze të pavarura të verërave në botë. Mbi 1000 verëra nga e gjithë bota konkurrojnë për medalje, të..

botuar më 25-04-12 5.30.PD

Festivali i Kulturës së Lashtë po fillon në Hisarja

Edicioni i dytë i Festivalit Antik "Dioklecianopoli - Kryqëzimi i Kohëve" do të mbahet nga 4 deri më 6 prill 2025 në qytetin e Hisarjas. Qyteti modern i Hisarjas u ngrit mbi rrënojat e qytetit të lashtë romak të Dioklecianopolis. Fokusi..

botuar më 25-04-04 6.10.PD