Ngrohja qendrore e Sofjes propozon që çmimi i ngrohjes dhe ujit të ngrohtë të ulen me 30 për qind nga 1 korriku i këtij viti. Në aplikimin e saj drejtuar Komisionit për Rregullimin e Energjisë dhe Ujit, kompania deklaron një çmim prej 97.78 leva/MWh për energjinë termike, duke theksuar se për të dytin vit radhazi rekomandon uljen e tij. Në propozim meret parasysh uljen e çmimeve të gazit natyror dhe emetimeve të karbonit në bursë, dinamikën e proceseve socio-ekonomike në vendin tonë, si dhe faktin që çmimi i gazit natyror gjatë kësaj periudhe ishte më i ulët se ajo e vendosur në çmimin e energjisë termike të përcaktuar nga Komisioni për Rregullimin e Energjisë dhe Ujit.
Pritet që Komisioni të shpallë vendimin për koston e ngrohjes dhe ujit të ngrohtë më së voni më 30 qershor.
Për të tretën ditë radhazi, Sofja do të jetë pa transport tokësor, njoftoi Qendra e Lëvizshmërisë Urbane në faqen e saj në Facebook. Pas një takimi disaorësh me kryetarin e bashkisë së Sofjes, Vasill Terziev, përfaqësuesit e Konfederatës së..
Natën e së enjtes duke u gdhirë e premtja , do të bjerë shi në gjysmën perëndimore të vendit. Gjatë ditës reshjet do të mbulojnë të gjithë vendin. Do të depërtojë edhe ajri i freskët. Temperaturat maksimale do të jenë nga 12° në pjesën perëndimore të..
Në një konferencë për shtyp para nisjes për në samitin e Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, Shqipëri, Kryeministri Rosen Zheljazkov falënderoi shumicën pro-evropiane në Asamblenë Kombëtare. Ai kujtoi se të gjitha qeveritë pas vitit 1997..
Lidhur me protestat e transportit publik, ministrja e financave Temenuzhka Petkova tha se departamenti i saj nuk mund të financojë kostot e personelit..
Grupi parlamentar i "Vëzrazhdane", i përfaqësuar nga Kostadin Kostadinov, akuzoi Kryetaren e Parlamentit Natalija Kisellova për "pezullim" të..
Një protestë nën sloganin: "Punë e denjë - pagë e denjë! Pa transport, nuk ka ekonomi!" pengoi automjetet e transportit publik të Sofjes të dilnin këtë..