Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Autorizimet e ndryshuara të presidentit dhe situata e ndërlikuar pas zgjedhjes së një kryeministri në detyrë

Foto: BTA

Bullgaria nisi rrugën drejt zgjedhjeve të gjashta të parakohshme parlamentare brenda tre viteve. Kjo u bë e qartë pasi të tre mandatet për formimin e qeverisë iu kthyen presidentit të paplotësuara.

Deri para pak kohësh, në rreshtat e mëposhtëm do të shkruhej se presidenti tashmë zhvillon bisedime me personat e kërkuara prej tij, të cilët pranuan të merrnin pushtetin, të organizonin dhe të zhvillonin zgjedhjet e parakohshme. Mirëpo, me ndryshimet në ligjin bazë të Republikës së Bullgarisë, të miratuara në fund të vitit të kaluar, rrethi i personave nga të cilët presidenti mund të zgjedhë një kryeministër në detyrë u kufizua shumë. Ndër kandidatët potencial janë kryetari i Kuvendit Popullor, guvernatori ose zëvendësguvernatorët  e Bankës Kombëtare Bullgare, kryetari i Dhomës së Auditimit ose nënkryetarët e tij dhe avokati i popullit ose zëvendësi i tij. Sipas këtyre amendamenteve parlamenti vazhdon të punojë pa ndërprerje deri në dhënien e betimit të përfaqësuesve popullorë të sapozgjedhur.

Dimitër Gllavçev

Në fund, “i vetmi që pranoi ta mbajë mbi supe këtë detyrë të përgjegjshme dhe tregoi ndjenjën e detyrës”, siç tha presidenti, ishte kryetari i Dhomës së Auditimit, Dimitër Gllavçev. Ai ka një javë kohë për t'i paraqitur presidentit përbërjen e qeverisë dhe kreu i shtetit e siguroi se nuk do të ndërhyjë në zgjedhjen e ministrave.

Kryeministri në detyrë tha se do të punojë që zgjedhjet të zhvillohen 2 në 1, së bashku me ato evropiane të planifikuara për 9 qershorin. Kryeministri i dorëhequr Nikollaj Denkov tashmë deklaroi se është i gatshëm ta ndihmojë Gllavçevin sa të dojë dhe nuk do t'i tërheqë zëvendësministrat, por do ta lërë të vendosë vetë me kë dhe si do të punojë.

Dimitër Gllavçev është ushtrues detyre i kryeministrit të atyre që е qeverisën vendin deri tani  – është kategorik kryetari i grupit parlamentar të “Ka një popull të tillë”, Toshko Jordanov.

Toshko Jordanov

“PP-DB dhe GERB kanë një kryeministër në detyrë, sepse me kërkesë të Hristo Ivanov, Kirill Petkov dhe Asen Vasilev ndryshuan Kushtetutën. Me korrigjimin e saj ndryshuan edhe mënyrën e emërimit të kabinetit teknik. Nga frika, ia kufizuan pushtetin e presidentit dhe i dhanë atij një listë me një duzinë personash, me vetëdijen e qartë se të gjithë në atë moment ishin të lidhur me GERB-in. Presidenti Rumen Radev mori një listë dhe nuk ka mundësi të zgjedhë dikë tjetër. Zoti Gllavçev u bë kryetar i Dhomës së Auditimit në këtë parlament edhe me votat e PP-DB. Ata i deleguan atij të drejta. Ia dhanë këtë mundësi Gllavçevit, e përfshin në këtë listë, e obliguan presidentin Radev të zgjedhë nga disa persona, mes tyre edhe Dimitër Gllavçev. Ata kanë një kryeministër dhe duhet të pushojnë së ankuari.”

A mund të ketë dyshime se një qeveri e drejtuar nga një person nga GERB mund të mos jetë shumë objektive në zhvillimin e zgjedhjeve? Për këtë çështje, analisti politik Georgi Harizanov është i bindur se nuk e sheh një rrezik të tillë:

Georgi Harizanov

"Asgjë në histori deri më tani nuk jep bazë për deklarata të tilla. As periudha në të cilën figura e shquar politike nga GERB - presidenti Rosen Plevneliev, emëroi një qeveri të përkohshme dhe as pas kësaj - theksoi analisti. - Përkundrazi, nëse duhet të shohim se ku është kërcënimi i politizimit të qeverive të përkohshme, kjo e fundit që e lejoi këtë na "dhuroi" me "Po e vazhdojmë ndryshimin". Pra, nëse dikush duhet të dyshohet se është i prirë të shfrytëzojë pushtetin e qeverisë së përkohshme për qëllime politike dhe jo thjesht për t'i shërbyer popullit deri në mbajtjen e zgjedhjeve, adresuesi i këtyre shqetësimeve sigurisht që nuk është GERB."

Harizanov tërhoqi vëmendjen për papërsosmëritë në procedurën për përcaktimin e ushtruesit të detyrës së kryeministrit, të miratuara me amendamentet e Kushtetutës.

“Ky version qesharak i Kushtetutës, në të cilin ekzistojmë derisa të shpallet Gjykata Kushtetuese, nuk përjashton probleme. Nëse supozojmë, që figura e kryeministrit në detyrë nuk ishte një teknokrat dialogues, si Dimitër Gllavçev, por një person me ambicie politike, atëherë ne biem në një vakum në të cilin ka një kryeministër të emëruar, por presidenti refuzon të konfirmojë përbërjen e qeverisë teknike, gjë që është një hipotezë krejtësisht e mundshme. Atëherë do të jemi në situatën e çuditshme në të cilën kryeministri i ri të drejtojë mbledhjen e qeverisë së vjetër, pasi ministrat e vjetër do të jenë ende atje.”


Përpilues: Joan Kolev

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: BTA, BNR




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Takimi i ministrave Ivan Kondov dhe Igli Hasani gjatë sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork

Për Sofjen dhe Tiranën, Korridori Nr. 8 mbetet një objektiv i përbashkët strategjik

Në Nju Jork, në kuadër të sesionit të vjeshtës të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ministri i jashtëm në detyrë Ivan Kondov u takua me ministrin për Evropën dhe punët e jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani. Ata kanë shprehur gatishmërinë për të..

botuar më 24-09-24 8.52.PD
Матео Пиантедози

Ngjarjet me adresë ballkanike

Italia hap dy qendrat për emigrantët në Shqipëri Italia do të hapë në tetor të parën nga dy qendrat për emigrantët në territorin e Shqipërisë. Kështu ka bërë të ditur ministri i Brendshëm italian, Matteo Piantedosi, raporton ANSA. Të dy vendet..

botuar më 24-09-21 7.05.PD

Vlerësimet për resorin bullgar në KE - nga kënaqësia deri në zhgënjim

Komisionerja bullgare Ekaterina Zaharieva merr resorin "Start-ups, kërkimet shkencore dhe inovacionet" në Komisionin e ardhshëm Evropian. Për mediat, Ekaterina Zaharieva e përcaktoi resorin e saj si "portofoli i së ardhmes", dhe më pas refuzoi t'u..

botuar më 24-09-17 5.34.MD