Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kartolinat e reja QSL të BNR-së për vitin 2024 tashmë janë fakt!

Foto: Desisllava Semkovska

Përshëndetje te dashur miq!

Kemi kënaqësinë t'ju informojmë se me bashkëpunimin e Ministrisë së Turizmit të Republikës së Bullgarisë tashmë janë bërë fakt kartolinat QSL të Radios Kombëtare Bullgare (BNR) për vitin 2024. Dy seritë e reja titullohen "Bukuria e Bullgarisë".

Me serinë prej 6 kartolinash konfirmohet dëgjimi i programeve të "Radio Bullgarisë" në të gjitha gjuhët.

Për të marrë këtë seri, duhet të na dërgoni raporte që tregojnë datën dhe gjuhën e programit të dëgjuar, si dhe detajet e përmbajtjes së tij. QSL dërgohet pas marrjes së numrit të kërkuar të raporteve, pavarësisht nga gjuha në të cilën janë dëgjuar programet në faqen tonë.

Për kartolinën QSL Nr.1 – 3 raporte për janarin dhe 3 raporte për shkurtin

Për kartolinën QSL Nr. 2 – 3 raporte për marsin dhe 3 raporte për prillin

Për kartolinën QSL Nr. 3 – 3 raporte për majin dhe 3 raporte për qershorin

Për kartolinën QSL Nr. 4 – 3 raporte për korrikun dhe 3 raporte për gushtin

Për kartolinën QSL Nr. 5 – 3 raporte për shtatorin dhe 3 raporte për tetorin

Për kartolinën QSL Nr. 6 – 3 raporte për nëntorin dhe 3 raporte për dhjetorin


Me serinë prej 12 kartolinash konfirmohen të gjitha sinjalet e dëgjuara në transmetimin e Radios Kombëtare Bullgare ("Horizonti", "Hristo Botev", stacionet regjionale dhe transmetimet e "Radio Bullgarisë" – programet në gjuhë të huaja).

Për t’i marrë këto kartolina, duhet të na dërgoni një raport që tregon datën, kohën dhe frekuencat e transmetimit që keni dëgjuar, si dhe detajet e përmbajtjes së tij dhe cilësinë e sinjalit.


Raportet mund të dërgohen në: reception.report@bnr.bg, ose në adresën postare: Bulgaria, Sofia, Blvd "Dragan Tsankov" 4, BNR, Desislava Semkovska

Ja se çfarë shkruhet në kartolinat e “Radio Bullgarisë” për këtë vit:

QSL 1 – Magjia e Rezervatit Arkitekturor Historik Bozhenci


QSL 2 – Ura e Djallit në Ardino


QSL 3 – Meandrat e lumit Arda


QSL 4 – Piramidat e Mellnikut


QSL 5 – Kishëza "Ngjitja e Zotit në Qiell” në Rodope


QSL 6 – Kisha e zhytur në liqenin artificial Zhrebçevo

Seria prej 12 kartolinash do t'ju befasojë me vende të bukura, pak të njohura dhe tërheqëse në Bullgari!

Lexoni më tepër:

Foto: Desisllava Semkovska

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria sot – 16 qershor 2025

Të nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën Kënga e ditës do të dëgjoni këngën e re të Atazar me titull "Krisi pushka". Ju urojmë minuta të këndshme! 01:52- Lajme  13:30- Kënga e ditës

botuar më 25-06-16 3.00.MD
Georgi Angellov

Georgi Angellov për përkthimet, historinë dhe fillimin e rrugës – në Radio Bullgarinë

Një personalitet karizmatik, me një ndjesi të hollë për humorin dhe një përceptim të maturisë dhe estetikës- kjo është ajo që bën përshtypje në takimin e parë me gazetarin, përkthyes dhe prezantues televiziv Georgi Angellov. Studimi i thelluar dhe..

botuar më 25-06-15 8.55.PD

Bullgaria sot – 13 qershor 2025

ë nderuar miq, në këtë program më parë mund të dëgjoni lajmet e fundit. Në rubrikën Kënga e ditës do të dëgjoni “Sykaltra” nga kompozitori Georgi Zllatev-Çerkin. Ju urojmë minuta të këndshme! •01:42 - Lajme  •11:51- Kënga e ditës

botuar më 25-06-13 3.00.MD