Më 10 prill pasdite tre avionë do të fluturojnë mbi qytetin Lloveç për të dërguar një përshëndetje ajrore me rastin e 45 vjetorit të fluturimit të kozmonautit të parë bullgar.
Në datën e sotme në vitin 1979, në anijen kozmike “Sojuz 33” u krye fluturimi i parë i përbashkët ruso-bullgar me kozmonautët Nikollaj Rukavishnikov dhe Georgi Ivanov. Ky ishte edhe fluturimi i parë i një kozmonauti bullgar. Anija u nis nga Kozmodromi “Bajkonur”. Kur u afrua rreth 3 km nga stacioni orbital “Saljut 6”, motori kryesor i anijes dështoi. Meqenëse ekuipazhi nuk mund të ngadalësohej dhe të manovronte për t'u ankoruar, u vendos të përdorej motori rezervë për të bërë një zbritje balistike emergjente në Tokë. Ekuipazhi i “Sojuz-33” kaloi 1 ditë, 23 orë dhe 1 minutë në hapësirë. Kështu Bullgaria u bë vendi i gjashtë që dërgoi një përfaqësues të vet në hapësirë.
Lexoni më shumë:Shkolla Kombëtare e Muzikës "Ljubomir Pipkov" në Sofje shënon 120 vjet nga themelimi me një koncert dhe ekspozitë. Jo rastësisht për koncertin u zgjodh data 24 maj - Dita e Vëllezërve të Shenjtë Kirill dhe Metodij, e Alfabetit, Arsimit dhe..
Më 21 maj Kisha Ortodokse përkulet para shenjtorëve Konstantin dhe Elena, të cilët festohen si të barabartë me apostujt, sepse, ashtu si apostujt, ata bënë përpjekje për të përhapur mësimet e Krishtit. Shën Kostantini ishte perandor i Bizantit në..
Një ekspozitë kushtuar 200 vjetorit të botimit të "Abetares së Peshkut" të shkencëtarit të madh, iluminist dhe donator Petër Beron, hapet në kopshtin përballë Teatrit Kombëtar “Ivan Vazov” në kryeqytet. “Peter Beron ishte një nga bullgarët më të..
Më 14 shtator, Kisha Ortodokse Bullgare kremton Lartësimin e Kryqit të Nderuar. Kjo është ndër dymbëdhjetë festat kryesore të krishtera. Në këtë ditë ne..