Më 10 prill pasdite tre avionë do të fluturojnë mbi qytetin Lloveç për të dërguar një përshëndetje ajrore me rastin e 45 vjetorit të fluturimit të kozmonautit të parë bullgar.
Në datën e sotme në vitin 1979, në anijen kozmike “Sojuz 33” u krye fluturimi i parë i përbashkët ruso-bullgar me kozmonautët Nikollaj Rukavishnikov dhe Georgi Ivanov. Ky ishte edhe fluturimi i parë i një kozmonauti bullgar. Anija u nis nga Kozmodromi “Bajkonur”. Kur u afrua rreth 3 km nga stacioni orbital “Saljut 6”, motori kryesor i anijes dështoi. Meqenëse ekuipazhi nuk mund të ngadalësohej dhe të manovronte për t'u ankoruar, u vendos të përdorej motori rezervë për të bërë një zbritje balistike emergjente në Tokë. Ekuipazhi i “Sojuz-33” kaloi 1 ditë, 23 orë dhe 1 minutë në hapësirë. Kështu Bullgaria u bë vendi i gjashtë që dërgoi një përfaqësues të vet në hapësirë.
Lexoni më shumë:Më 9 shtator mbushen 90 vjet nga fundi i Mbretërisë së Bullgarisë dhe vendosja e regjimit komunist në Bullgari. Në kulmin e Luftës së Dytë Botërore, kur Ushtria Sovjetike shkoi në ofensivë pas Betejës së Stalingradit dhe arriti në Rumani në gusht të..
Në mendjet e bullgarëve, që ruajnë dhe nderojnë kujtimin e të parëve të tyre, data 6 shtator është simbol i bashkimit të popullit tonë të vuajtur, i cili ruajti besimin dhe identitetin e tij gjatë pesë shekujve të pushtimit osman. Pas Çlirimit në fund..
Sot, më 28 gusht, në shumë rajone të vendit tonë, bullgarët kremtojnë Fjetjen e Hyjlindëses sipas stilit të vjetër, së bashku me pothuajse të gjithë botën ortodokse. Festa është shumë e respektuar në vendin tonë, siç e dëshmojnë tubimet e shumta,..