Nxënësi i klasës së shtatë Kallojan Geshev nga shkolla e 125 e kryeqytetit "Bojan Penev" u bë tre herë kampion në llogaritjen e shpejtësisë. Ai fitoi vendin e parë në Olimpiadën e Llogaritjes Mendore, e cila u mbajt online. Kallojan shënoi 243 pikë dhe kështu arriti të eliminojë konkurrencën përballë Ayryan Shukla (233 pikë) dhe Vandal Nyati (166 pikë) nga India, raporton Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Në konkurs morën pjesë 90 pjesëmarrës nga e gjithë bota e moshave të ndryshme.
Ky nuk është çmimi i parë i Kallojanit. Ai fitoi medaljen e artë dhe titullin botëror në Kampionatin Botëror të Matematikës për Shpejtësinë Mendore në moshën nën 12 vjeç 2022 të mbajtur në Bielefeld, Gjermani. Në mars 2023, Kallojan Geshev mbrojti me sukses titullin e tij botëror. Ai thotë se matematika është pasioni i tij.Më 21 dhjetor, fshati Zmejovo në rajonin e qytetit Stara Zagora shënon festën tradicionale të pelinit. Sipas një tradite të vjetër bullgare, miqtë do të priten me bukë e kripë në sheshin përballë Vatrës së Kulturës, ndërsa për humorin e tyre me një..
Bërja e prodhimeve të thurura është një zanat tradicional që meriton një ringjallje dhe një jetë të re, beson Aleksandrina Pandurska, e njohur për iniciativat e saj të shumta për të promovuar vendet kulturore dhe historike në rajonin e qytetit..
Gati 2/3 e bullgarëve kanë deklaruar se kanë qenë të lumtur në vitin 2024. 26% janë përgjigjur negativisht në sondazhin tradicional të fundvitit të “Trend”, të porositur nga gazeta “24 Çasa”. Jeta personale, familja, rrethi shoqëror dhe puna janë faktorët..
Në vitin 2024, ne bullgarët shfrytëzuam në mënyrë aktive motorin e kërkimit Google për t'u informuar rreth temave që pasqyrojnë atë që po ndodh në botë..