Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi se nuk ishte ai që propozoi që zëvendëskryetari i partisë Daniell Mitov të bëhet ushtrues detyre i ministrit të jashtëm. Sipas tij, Mitov me të vetëm u koordinua nëse do ta pranojë këtë post. “Nuk dua dhe nuk kam më përkushtim ndaj kësaj qeverie”, shtoi ai.
“Bisedimet e para ishin mes meje dhe Dimitër Gllavçevit, dhe unë jam gati ta marr postin”, tha Daniell Mitov, që u propozua për ministër të përkohshëm të jashtëm. Ai shtoi se mori mbështetje nga kreu i GERB-it, Bojko Borisov. Sipas deputetit, nëse zvarritet emërimi i ministrit të ardhshëm, përgatitjet për zgjedhjet jashtë vendit do të jenë në rrezik.
“Sipas Kushtetutës, Rumen Radev është i obliguar t’i nënshkruajë.” Kështu, bashkëkryetari i DPS-së, Deljan Peevski, iu përgjigj pyetjes së gazetarit se presidenti ende nuk ka nxjerrë dekret për emërimin e ministrave të propozuar të jashtëm dhe të bujqësisë. “Burrat e shtetit le të respektojnë besimin e popullit dhe të ndalojnë me këto lojëra”, kërkoi ai.
"Drama që rrethon ministrin e jashtëm në detyrë duhet t'i drejtohet plotësisht GERB-it dhe presidentit, të cilët qartazi nuk mund të arrijnë një marrëveshje," komentoi deputeti Daniell Llorer nga "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB). Ai saktësoi se emërimet në kabinetin zyrtar nuk u koordinuan me PP-DB.
"Lobimi, neglizhenca apo madje shkelja e sigurisë kombëtare – si i mëson Shkupi paraprakisht propozimet bullgare në lidhje me dokumentet evropiane?" Kjo pyetje lindi në mënyrë të arsyeshme pasi Kryeministri i fqinjit tonë jugperëndimor, Hristijan..
Kryetarja e Kuvendit Popullor, Natalija Kisellova, është për një vizitë pune në Shqipëri për të marrë pjesë në Asamblenë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, në të cilën Parlamenti Bullgar do të marrë presidencën e..
Ambasadori i BE-së në Shkup bëri gërmimin e parë për një pikë të re kufitare Filloi puna për ndërtimin e pikës kufitare Markova Noga – Lemos midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, e financuar nga BE-ja. Projekti u prezantua në..