Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Përmes Bullgarisë dhe Rumanisë kaloi gazi i parë azer për Ukrainën



Kompania shtetërore energjetike e Ukrainës "Naftogaz" nënshkroi marrëveshjen e saj të parë me korporatën shtetërore të naftës dhe gazit të Azerbajxhanit SOCAR për import të gazit natyror përmes rrugës Transballkanike. Për herë të parë u realizua një furnizim provë me gaz përmes korridorit Bullgari–Rumani–Ukrainë, thuhet në deklaratën zyrtare të "Naftogaz", e publikuar në faqen zyrtare të kompanisë. Megjithëse sasia e furnizimit nuk është specifikuar, pala ukrainase thekson se ajo është e vogël, por me rëndësi strategjike. "Kjo është një lëvizje me vëllim të vogël, por me rëndësi strategjike, që hap rrugën për bashkëpunim afatgjatë", deklaron drejtori ekzekutiv i kompanisë ukrainase, Sergij Korecki.

Me fonde shtetërore qeveria greke do të zgjerojë portin e Selanikut



Qeveria greke miratoi një investim prej qindra milionë eurosh në portin e Selanikut. Projekti është investimi më i madh në Greqinë Veriore. Qëllimi është të rriten kapacitetet e portit për përpunimin e ngarkesave dhe të kthehet në hyrjen kryesore detare drejt Evropës Juglindore. Kryetari i bashkisë së qytetit, Stelios Angeludis, komentoi se rinovimi do të krijojë 4000 vende të reja pune. Në projekt do të punojnë si specialistë grekë, ashtu edhe nga vende të tjera ballkanike.

67% e portit është në pronësi të biznesmenit rus Ivan Savvidis, i cili është gjithashtu shtetas grek. E quajnë "Cari rus i Selanikut". Ai është ish-deputet i Dumës ruse, ndërsa fëmijët e tij kanë përfunduar arsimin e lartë në Bullgari, raporton korrespondentja e BNR në Greqi, Katja Peeva.

Greta Thunberg u bashkua në një valle ekologjike në Maqedoninë e Veriut



Aktivistja suedeze për mjedisin Greta Thunberg mori pjesë në një valle proteste në këngën "Shqiponja e zezë pi ujë në Vardar" gjatë një aksioni kundër ndërtimit të një hidrocentrali në malin Kozhuf, pranë kufirit me Greqinë.

Në vendin e quajtur "Asan Çeshma", mysafirja mbështeti aktivistët lokalë të mjedisit, të cilët prej një muaji bllokojnë rrugën drejt qendrës së skive "Kozhuf", raporton gazeta “Veçer”. Autoritetet dhanë leje për ndërtimin e një hidrocentrali mbi lumin Doshnica. Ekologët protestojnë kundër investimit dhe veprimtarisë së minierave në rajon. Ata mendojnë se projektet rrezikojnë të ardhmen e rezervatit natyror në malin Kozhuf, i cili është pjesë e "Natura 2000". Thunberg refuzoi të flasë për mediat, por u shpreh për mikpritësit se i mbështet, sepse "çdo betejë kundër shkatërrimit të natyrës, sado lokale të jetë, është edhe globale".

Agjencia BTA raportoi se më 31 korrik Thunberg ka marrë pjesë në një bllokadë në lagjen Novi Beograd në kryeqytetin serb. Për "masina.rs" ajo deklaroi se po proteston kundër korrupsionit dhe shfrytëzimit të burimeve natyrore.

Deri më 8 gusht do të bëhet e qartë nëse do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare në Kosovë



Në përpjekjen e 54-të dhe të fundit, parlamenti i Kosovës nuk arriti të zgjedhë kryetarin e tij, njoftoi koha.net. Më 27 korrik përfundoi afati 30-ditor i dhënë nga Gjykata Kushtetuese që parlamenti të zgjidhte kryetarin. Në fuqi hyn një ndalim i përkohshëm për deputetët për të marrë çfarëdo vendimi deri më 8 gusht. Në këtë periudhë, gjykata duhet të vendosë për fatin e parlamentit.

Pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, Lëvizja "Vetëvendosje" e kryeministrit Albin Kurti nuk ka shumicë absolute në parlamentin e fundit në Prishtinë, por nuk tërhiqet nga kandidatura e Ministres së Drejtësisë në dorëheqje, Albulena Haxhiu, për kryetare të organit legjislativ. Parlamenti i bllokuar nuk lejon formimin e një qeverie të rregullt dhe kabineti i Kurtit mbetet përkohësisht në detyrë.

Në Bosnjë u zbatua pjesërisht Konventa e Stambollit dhe u kriminalizua akti i femicidit



Pjesa myslimano-kroate e përbërjes së Bosnje dhe Hercegovinës miratoi ndryshime në kodin penal, me të cilat u zbatua Konventa e Stambollit, njoftoi televizioni kombëtar BHRT. Risi kyçe është futja e femicidit (“vrasje e qëllimshme e grave për shkak të gjinisë së tyre”) si një krim më vete dhe dënime më të ashpra për dhunën ndaj grave.

Ligji u miratua pasi në formulimin fillestar "jeton me një person tjetër" u shtua sqarimi "të gjinisë së kundërt". Vendimi shkaktoi reagime të ashpra nga misionet ndërkombëtare në Sarajevë, raporton media. Bashkësia ndërkombëtare paralajmëron se është humbur mundësia për të siguruar mbrojtje për të gjitha viktimat, pavarësisht nga gjinia apo orientimi seksual.

Përpiloi: Ivo Ivanov

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Sindi Nikollofski

Foto: rbc.ua, ekathimerini.com, БГНЕС, koha.net, bhrt.ba

Më shumë nga rubrika

Godina e MPJ-së në Sofje

Bullgaria i bëri thirrje Rusisë të ndalojë sulmet ndaj Ukrainës dhe provokimet kundër BE-së

Më 15 shtator 2025, Ambasadorja e Federatës Ruse në Sofje, Eleonora Mitrofanova, u thirr në Ministrinë e Punëve të Jashtme në lidhje me shkeljen e qëllimshme të hapësirës ajrore të Polonisë, një aleat i Bullgarisë në NATO dhe partner i BE-së,..

botuar më 25-09-15 4.23.MD
Edi Rama

Ngjarjet me adresë ballkanike

Inteligjenca artificiale do të luftojë korrupsionin në prokurimet publike në Shqipëri Shqipëria është bërë vendi i parë në botë që emëron si një ministër inteligjencën artificiale, shkruan faqja e internetit politico.eu. Anëtarja..

botuar më 25-09-12 7.20.MD
Ahmed Dogan

Ahmed Dogan krijon një parti të re

Pas përçarjes në DPS (Lëvizjen për të Drejta dhe Liri) Ahmed Dogan krijon një parti të re. Emri i projektit të ri politik të tij është "Aleanca për të Drejta dhe Liri". "Kemi një projekt të ri. Sot u mbajt mbledhja themeluese, e cila duhet të..

botuar më 25-09-11 6.09.MD