Qeveria e përkohshme e kryeministrit Dimitër Gllavçev ka 20% miratim dhe 39% mosmiratim. Vetëm 11% vlerësojnë pozitivisht ndryshimet në Kushtetutë në pjesën për kabinetin zyrtar, sipas një sondazhi përfaqësues të agjencisë Trend, të porositur nga “24 Çasa”.
40 ditë para zgjedhjeve të 9 qershorit për parlamentin kombëtar dhe eurodeputetët, GERB-SDS është forca e parë politike me 24.9% mbështetje. E dyta janë “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” me 15.5%. Lëvizja për të Drejta dhe Liri (DPS) me 14,4% dhe “Vëzrazhdane” me 14,2 për qind kanë përkrahje pothuajse të njëjtë të atyre që kanë shprehur gatishmëri për të votuar. Partia Socialiste Bullgare (BSP) ka 9.1% të mbështetjes. “Ka një popull të tillë” (ITN) hyn në parlamentin e ri me 4.8% të votave. 6.9% kanë deklaruar se do të përdornin opsionin "Unë nuk mbështes askënd". 49% kanë shprehur gatishmëri për të shkuar në votime, ose më shumë se 2.6 milionë votues.Vendimi për dërgimin e trupave në Ukrainë është prerogativë ekskluzive e parlamentit. Kështu thuhet në një qëndrim të Ministrisë së Punëve të Jashtme, pas një kërkese të SHBA-së drejtuar vendeve evropiane. Pyetjet për pjesëmarrjen e mundshme në..
Ekspozita Ndërkombëtare për Vreshtari dhe Verëtari "Vinaria 2025" do të prezantojë trendet më të fundit në prodhimin e verës në Panairin e Plovdivit. Në kuadër të edicionit të 32-të, nga data 18 deri më 22 shkurt, ekspozuesit do të prezantojnë..
Zgjidhjet, produktet dhe projektet më të fundit teknologjike në fushën e bujqësisë dhe industrisë agrare do të prezantohen në ekspozitën “Agra 2025” në sallat e Panairit Ndërkombëtar në Plovdiv, transmeton BTA. Edicioni i sivjetshëm i 33-të i forumit..
Programi i menaxhimit të qeverisë do të diskutohet këtë javë në një takim të Këshillit të Ministrave, njoftoi kryeministri Rosen Zheljazkov. Shpresoj..
Deri në 6.4 miliardë leva (3.3 miliardë euro) është deficiti i planifikuar për vitin 2025, që është 3% e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB). Pjesa e..
Sot në qendër të Sofjes do të mbahet një ceremoni përkujtimore për të shënuar 152 vjetorin e vdekjes së Vasill Levskit . Ceremonia para Monumentit..