Mijëra minatorë dhe punëtorë në sferën e energjisë, anëtarë të dy sindikatave, Konfederata e Sindikatave të Pavarura (KNSB) dhe Konfederata e Punës “Podkrepa”, u mblodhën për të protestuar në hapësirën mes godinave të Kuvendit Popullor dhe Këshillit të Ministrave.
Protestuesit kërkuan që parlamenti të votojë për shtyrjen e liberalizimit të energjisë elektrike familjare për të paktën tre vjet - në vend të 2026-ës të jetë nga viti 2029.
“Ne protestojmë për punë dhe bukë, unë po punoj në termocentralin Bobov Doll, po të ndalojnë prodhimin e qymyrit, do të ndalojnë edhe termocentralet, nuk e di ku do të shkojmë, nuk kemi zgjidhje”, tha një nga protestuesit për BNR.
Sipas protestuesve, tranzicioni i gjelbër i shpallur i drejtë në fakt nuk është i drejtë, pasi atyre që janë pushuar nga puna po u ofrohen punë të papërshtatshme për aftësitë e tyre – si kuzhinierë dhe shitës. Atyre nuk u paguhet gjithashtu kompensimi i premtuar prej 36 pagash.Me rastin e festës së Fjetjes së Shën Joan Rilskit, Patriku i Bullgarisë dhe Mitropolit i Sofjes, Daniill, udhëhoqi Liturgjinë e Shenjtë në Manastirin e Rilës. Në prag të festës, ai u përul para lipsaneve të mbrojtësit qiellor të popullit bullgar dhe..
Një qëndrim i Institutit për Siguri Rrugore, i shpërndarë për mediat, thekson se në Bullgari rreziku për të vdekur në rrugë është 2.5 herë më i lartë se mesatarja për Bashkimin Evropian. Të dhënat për muajin korrik dhe për ditët e kaluara të gushtit..
Në terrenin jashtëzakonisht të vështirë dhe shkëmbor mbi fshatin Plloski, me pjerrësi mbi 70 gradë, mbrëmë u vu nën kontroll edhe vatra e tretë e zjarrit të rindezur në Pirin, raportoi korrespondentja e BNR në Bllagoevgrad, Keti Trençeva. Kjo ishte..
Familjet bullgare evidentojnë rritje të të ardhurave dhe shpenzimeve gjatë tremujorit të dytë të vitit 2025. Mesatarisht, të ardhurat totale tremujore..
Të papunë gjatë tremujorit të dytë të vitit 2025 janë 110.5 mijë vetë, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. Prej tyre, 60.8 mijë (55.0%) janë burra..
Në terrenin jashtëzakonisht të vështirë dhe shkëmbor mbi fshatin Plloski, me pjerrësi mbi 70 gradë, mbrëmë u vu nën kontroll edhe vatra e tretë e..