Mijëra minatorë dhe punëtorë në sferën e energjisë, anëtarë të dy sindikatave, Konfederata e Sindikatave të Pavarura (KNSB) dhe Konfederata e Punës “Podkrepa”, u mblodhën për të protestuar në hapësirën mes godinave të Kuvendit Popullor dhe Këshillit të Ministrave.
Protestuesit kërkuan që parlamenti të votojë për shtyrjen e liberalizimit të energjisë elektrike familjare për të paktën tre vjet - në vend të 2026-ës të jetë nga viti 2029.
“Ne protestojmë për punë dhe bukë, unë po punoj në termocentralin Bobov Doll, po të ndalojnë prodhimin e qymyrit, do të ndalojnë edhe termocentralet, nuk e di ku do të shkojmë, nuk kemi zgjidhje”, tha një nga protestuesit për BNR.
Sipas protestuesve, tranzicioni i gjelbër i shpallur i drejtë në fakt nuk është i drejtë, pasi atyre që janë pushuar nga puna po u ofrohen punë të papërshtatshme për aftësitë e tyre – si kuzhinierë dhe shitës. Atyre nuk u paguhet gjithashtu kompensimi i premtuar prej 36 pagash.Të shtunën, më 12 prill, do të ketë vranësira të theksuara, me reshje shiu në shumë vende, në zonat qendrore - intensive dhe të konsiderueshme në sasi. Pothuajse nuk do të ketë reshje në verilindje të Bullgarisë. Gjatë natës era do të dobësohet...
Si anëtare e BE-së dhe aleate e NATO-së, Bullgaria është pjesëmarrëse aktive në nismat e solidaritetit që synojnë forcimin e aftësive tona të parandalimit dhe mbrojtjes, tha kryeministri Rosen Zheljazkov në fjalimin e tij në Forumin Diplomatik të..
Kuvendi Popullor miratoi me lexim të dytë ndryshimet në Ligjin për rrjetet e komunikacioneve elektronike dhe infrastrukturën fizike. Qëllimi është shkurtimi i afateve për lëshimin e dokumenteve të ndërtimit dhe vënia në funksion e teknologjive..
Qeveria e kryesuar nga Rosen Zheljazkov i mbijetoi edhe një votë mosbesimi. Sot deputetët do të votojnë mocionin e dytë të mosbesimit..
Shpërthimet në një bujtinë të OKB-së më 19 mars në Gaza, të cilat vranë punonjësin bullgar të OKB-së Marin Marinov dhe plagosën rëndë pesë persona të..
Me kryeministrin Rosen Zheljazkov, diskutuam planin e BE-së për një strategji të re për Detin e Zi, të cilën Komisioni Evropian do ta paraqesë së..