Grupi MOLEC vazhdon të emocionojë fansat e tij me projekte dhe shfaqje të shumta në Bullgari dhe jashtë saj. Vetëm pak ditë më parë, një nga grupet më të suksesshme bashkëkohore bullgare u kthye nga Londra - destinacioni i fundit i turneut të tyre evropian 2024. Mbi 600 persona u mblodhën për prezantimin e MOLEC në një klub në kryeqytetin anglez.
Pavarësisht orarit të ngjeshur në muajt e fundit, Kris dhe Juli nga MOLEC vazhdojnë të regjistrojnë muzikë të re. Në mes të muajit prill u shfaq premiera e këngës së tyre më të fundit "Nuk ka rëndësi" dhe e videoklipit shoqërues, të cilat janë hit në platformat muzikore. ¬ Ndërkohë, Kristijan Markov dhe Julijan Sllavçev, së bashku me një band dhe kërcimtarë, po përgatiten për të prezantuar projektin e tyre më të madh deri më tani - një koncert në sallën më të madhe në vendin tonë - Arena Sofja, i cili më 21 nëntor do t'i japë fund turnet të tyre kombëtar. Takimet me fansat e grupit fillojnë në mesin e gushtit në një tjetër vend ikonik koncerti për vendin tonë - "Teatri Antik" në Plovdiv.
Ju ftojmë të dëgjoni "Nuk ka rëndësi" - një këngë-rrëfim ku Kris dhe Juli këndojnë për marrëdhënien me babanë dhe me Zotin, i cili na mban shpirtin në tokë dhe na jep forcë për të shkuar larg...
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Lexoni më shumë nga arkivi i Radio Bullgarisë: “Kënga ime, dashuria ime” – radio-historia e këngës zbavitëse bullgare 110 vjet nga lindja e Josif Cankovit "Kënga ime, dashuria ime" Përgatiti në shqip..
Dimana Mirçeva, e njohur si DIA, tërhoqi vëmendjen si nxënëse në Shkollën Kombëtare të Muzikës "Ljubomir Pipkov" në Sofje, kur interpretoi këngën e saj të parë origjinale.Që atëherë, ajo i interpreton këngët e saj me respekt për folklorin..
Muzika... Arti që na shoqëron gjatë gjithë jetës sonë, në jetën e përditshme dhe në festa. Na çon përmes saj, na e tregon në një mënyrë më të bukur dhe kuptimplotë. Krijon dhe ngjall kujtime, rrit emocionet dhe së fundmi - tregon histori...