Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Galeria britanike The Wilson prezanton një koleksion pikturash të një emigranti bullgar

Foto: „Bullgarët në Londër“

Galeria dhe Muzeu The Wilson në qytetin britanik Cheltenham shfaq një koleksion unik pikturash nga një emigrant bullgar i cili ka jetuar dhe punuar në ishullin britanik për shumë vite. Ekspozita përmban vepra të Amedeo Modigliani, Vanessa Bell, Pablo Picasso, Duncan Grant dhe emra të tjerë të mëdhenj të artit figurativ, raporton gazeta Dnevnik.

Koleksioni i çmuar i artit është në pronësi të bullgarit Matej Radev. Në vitin 1950, bashkatdhetari ynë u largua nga regjimi totalitar në Bullgari dhe pas një udhëtimi të rrezikshëm, u vendos në Londër, ku punoi si sanitar në një spital. Aty Matej u takua me kirurgun dhe aktivistin për të drejtat e homoseksualëve, Patrick Trevor-Roper, i cili e prezantoi bullgarin në shoqërinë e lartë angleze.
Vepër nga Picasso
Me ndihmën e kirurgut britanik Matej Radev u punësua në Galerinë Robert Wellington. Atje mësoi të bënte korniza pikturash dhe u njoh me disa nga artistët më të mëdhenj të shekullit të njëzetë.

Ajo që dihet sot për koleksionin Radev është se ai u krijua nga koleksionistët dhe kritikët britanikë Eddy Sackville-West dhe Eardley Knollys. Në vitin 1991 Knollys ia la trashëgim Radevit, i cili e pasuroi dhe në një moment numri i pikturave arriti 800.
Galeria The Wilson në qytetin Cheltenham
Pas vdekjes së Matej Radevit në vitin 2009, koleksioni i tij u prezantua në galeri të ndryshme britanike. Pikturat që ishin në pronësi të tij janë aktualisht të ekspozuara në Galerinë The Wilson në Cheltenham, ku mund të shihen deri në fillim të shtatorit 2024.

Fotot: “Bullgarët në Londër”, BTA

Përpiloi: Veneta Nikollova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Varna pret Festivalin Botëror të Filmave të Animuar

Edicioni i 20-të i Festivalit Botëror të Filmit të Animuar mbahet nga 11 deri më 15 shtator në Qendrën e Kongreseve në qytetin bregdetar bullgar Varna. Janë të përzgjedhur mbi 70 tituj në 7 kategori, ndër të cilët më të priturit, sipas ekipit, janë..

botuar më 24-09-11 6.15.PD

Një festival në Paris prezanton kinemanë e re bullgare

Janë 4 shfaqje emocionuese të kinemasë bullgare në Paris. Nga data 10 deri më 13 shtator në kryeqytetin francez do të mbahet Festivali i Kinemasë Bullgare, ndërsa edicioni i gjashtë i tij është nën moton "Së bashku më të fortë".  "Këtë vit duam..

botuar më 24-09-10 7.30.PD

“Rrugica e Librit” në Sofje

Deri më 15 shtator, Bulevardi “Vitosha” i kryeqytetit dhe parku përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës janë shndërruar në një librari të madhe në ambient të hapur. Edicioni i radhës i "Rrugicës së Librit", organizuar nga Shoqata "Libri..

botuar më 24-09-09 1.05.MD