E pritur me drithërimë dhe e kremtuar me shumë solemnitet, Pashka është kurora e mësimit të Krishtit. Për të krishterët, ajo është premtimi i përmbushur i fitores mbi errësirën dhe i pavdekësisë së shpirtit njerëzor.
Me shpresën për shpëtimin nga e përkohshmja dhe kalimtarja, Ngjallja e Krishtit, tashmë mijëvjeçarin e tretë, vazhdon të mbushë zemrat e fetarëve me besim në fuqinë e së vërtetës dhe të dashurisë. Si çdo vit në këtë ditë, liturgjia solemne e Pashkëve fillon vonë në mbrëmjen e së Shtunës së Madhe dhe kishat ortodokse mbushen me njerëz të të gjitha moshave:
"Natën e Pashkëve, natën e shenjtë! Dhe sa solemne dhe sa e bukur është shërbimi i Pashkës! Dhe sa ide të thella përmban ai!" - vëren profesori Ivan Denev në një artikull për shërbimin e Pashkëve në faqen e internetit Ortodoksia. Kanuni i së Shtunës së Madhe bashkon të trishtuarin me të gëzuarin, dëshpërimin me solemnitetin. Me të, në të vërtetë përfundon shërbimi i së Shtunës dhe fillon shërbimi i adhurimit të Pashkëve. Kanuni përshkruan gjendjen e njerëzimit kur një pjesë e tij, në personin e të drejtëve të Testamentit të Vjetër, kremton fitoren e Shpëtimtarit mbi vdekjen dhe ferrin, përderisa një pjesë tjetër - në personin e apostujve dhe dishepujve të Krishtit, ende janë në dëshpërim dhe pikëllim të thellë."
Të mbushura me aromën e temjanit, që të kujton gratë mbajtëse të miros që mirëpritën të parat lajmin e Ringjalljes, tempujt simbolikisht zhyten në errësirë pak para mesnatës. Kur afrohet ora, priftërinjtë dalin jashtë me qirinj të ndezur dhe pikërisht në mesnatë shpallin Ngjalljen e Ndritur të Krishtit me fjalët:
"Ejani, merrni dritë nga Drita e pashuar dhe përlëvdojeni Krishtin, i cili u ringjall prej së vdekurish."
Kur udhëheqësi i shërbimit thërret "Krishti u ringjall!", kambanat fillojnë të bien solemnisht dhe besimtarët i përgjigjen përshëndetjes me "Me të vërtetë u ringjall!". Pak pas shkëmbimit të urimeve për Ngjalljen, një pjesë e madhe e besimtarëve shpërndahet, për të mbetur të pranishëm besimtarët e enorisë.
Më solemne dhe më e bukura është shërbesa e Pashkëve në Katedralen Patriarkale “Shën Aleksandër Nevski”, ku çdo vit liturgjia drejtohet nga Patriarku bullgar.
Megjithatë, për herë të parë në historinë tonë të re, ne mirëpresim festën më të ndritshme të krishterë pa patriark. Shenjtëria e tij Neofit u largua nga ne disa ditë para Kreshmës së Madhe dhe përkohësisht zëvendës kryetari i Sinodit të Shenjtë dhe zëvendës i Eparkisë së Sofjes u zgjodh Mitropoliti i Vracës Grigorij.
Në prag të festës më të nderuar të krishterë, Pashkëve, Shkëlqesia e Tij iu drejtua auditorit të madh të Radio Bullgarisë me fjalët:
“U uroj të gjithëve një mirëseardhje me të vërtetë të denjë të Festës së Festave – Ringjalljes së Krishtit – Pashkëve! Kjo është Ringjallja e Krishtit - Ringjallja që e ktheu përmbys botën dhe përfytyrimet e shumë njerëzve për atë që vjen pas vdekjes. Zoti Jezu Krisht u ringjall prej së vdekurish, e mundi vdekjen dhe na dha jetë të përjetshme të gjithëve. Kjo me të vërtetë është festa e festave, ngadhënjim i ngadhënjimeve, gëzimi më i madh për të gjithë njerëzit. Le të mendojmë vërtet se çfarë po ndodh në këtë ditë, sepse vetëm kështu do të mund të festojmë vërtet. Le të mos festojmë botërisht - në tavolina, por të festojmë me gëzim shpirtëror! Le të gëzohemi dhe të lavdërojmë Zotin për këtë mëshirë të madhe për ne njerëzit!” – theksoi Mitropoliti Grigorij posaçërisht për Radio Bullgarinë.
Liturgjia mëngjesore e Pashkëve përfundon me "Fjalën e Shën Gjon Gojartit", në të cilën të gjithë ata që "kreshmuan dhe nuk kreshmuan" thirren në tryezën e Zotit për të "përqafuar dashurinë e Krishtit" përmes kungimit. Pas shërbesës, besimtarët shkëmbejnë vezët e lyera me të kuqe - simbol i Ringjalljes - dhe bukët e ritit të quajtura “kozunak”.
Më në fund, të gjithë kthehen në shtëpi me qirinj të ndezur për të ndriçuar shtëpitë e tyre me Zjarrin e Hirit të Ringjalljes.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNES, Darina Grigorova
Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen pro-evropiane të vendit, edhe pse me një dallim shumë të vogël nga euroskeptikët. Mirëpo, pritet..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez në Bullgari, në partneritet me Institutin Polar Francez "Paul-Emile Victor", Institutin Antarktik Bullgar, Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" dhe Televizionin Kombëtar Bullgar organizojnë një takim..
Bullgarët e Besarabisë janë "pjesë e pandashme e fuqisë kombëtare bullgare, e bashkësisë shpirtërore dhe kulturore bullgare. Ata do të mbeten sepse lidhja mes nesh dhe tyre është e pathyeshme" - shkroi numri i vetëm i gazetës "Besarabia Bullgare",..