“Kohët e fundit kemi filluar të mësohemi me ndryshimin e shpeshtë të qeverive dhe parlamenteve, por në kohën e sotme të krizave, luftërave dhe pasigurive, nuk mund të lejojmë të mësohemi me neglizhencën e ushtrisë bullgare, ku proceset e modernizimit dhe kujdesit për të po ecin shumë ngadalë.” Presidenti Rumen Radev e bëri këtë koment për gazetarët pas ceremonisë solemne të bekimit të flamujve të betejës në sheshin “Shën Aleksandër Nevski".
Kreu i shtetit kujtoi se parlamentit aktual iu desh gati një vit për të pranuar programin e investimeve të modernizimit të zhvilluar nga qeveria e përkohshme e Gëllëb Donev. Megjithatë, ai përshëndeti vendimin për rritjen e pagave të personelit ushtarak - "një masë e rëndësishme, por e vonuar dhe e pamjaftueshme". “Nevojitet një paketë gjithëpërfshirëse e masave për të rikthyer atraktivitetin e profesionit ushtarak”, thotë Rumen Radev.
“Shumë pak shtete të BE-së dhe NATO-s kanë më shumë se 2% për armatim dhe mbrojtje, po afrohemi me to”- kështu iu përgjigj kryeministri Dimitër Gllavçev thirrjes së presidentit Rumen Radev për rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen.
Ata quhen NEET (Not in Education, Employment or Training- Jo në Arsim, Punësim ose Trajnim) – të rinj midis 16 dhe 29 vjeç që nuk mësojnë, nuk punojnë dhe nuk trajnohen. Ky grup po rritet në të gjithë Evropën dhe pasqyrohet edhe në raportet e..
Në një takim pas mbledhjes së sotme të qeverisë, Ministri i Punës dhe Politikës Sociale Borisllav Gucanov njoftoi se Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim që i jep start punës për kthimin e bashkatdhetarëve tanë që ndodhen jashtë vendit...
Viti i ri shkollor në Shkollën e së dielës “Hristo Botev” në Tiranë u hap në mënyrë solemne më 15 shtator , njofton Ambasada e Bullgarisë në Shqipëri përmes një postimi në faqen e saj zyrtare në Facebook . “Për herë të parë, shkolla do të..