Nënpresidentja Ilijana Jotova iu bashkua procesionit, i cili nderoi kujtimin e luftëtarëve të lirisë nga Perushica me rastin e 148 vjetorit të Kryengritjes së Prillit. Procesioni përfundoi në kishën “Shën Kryeengjëlli Mihaill”. Në fjalinë e rastit Jotova theksoi: “Këtu në kishën e “Shën Kryeengjëlli Mihaill” u ngrit zërin më i fuqishëm për liri – zëri i babait që vret gruan, fëmijët dhe veten e tij që të mos jenë më skllevër. Ata u bënë pishtarë për të ndriçuar rrugën drejt lirisë”, tha nënpresidentja. “Nuk ka armik që mund të na mposhtë, vetëm kur jemi të bashkuar – ky është mesazhi më i rëndësishëm që duhet të transmetojmë sot në shekullin e 21-të, për të qenë të denjë për kujtimin e viktimave të prillit 1876”, theksoi Jotova.
Në qytetin Bjalla Çerkva shënojnë gjithashtu Kryengritjen e Prillit. Më 10 dhe 11 maj të vitit 1876, banorët e qytetit nga çeta e Baço Kiros dhe priftit Hariton u nisën për të luftuar për lirinë bullgare nga Manastiri Drjanovski.
Lexoni më shumë:Në ditën e tetë pas Pashkëve, në fund të Javës së Ndritshme , pason një festë e veçantë e quajtur Antipashka , që do të thotë "në vend të Pashkëve" ose "e kundërta e Pashkëve". Megjithatë, ky nuk është një kontrast, por një thirrje për një..
Mbushen 105 vjet nga lindja e Akad. Valeri Petrov – poet, shkrimtar, skenarist, dramaturg dhe përkthyes. I lindur më 22 prill 1920 në Sofje me emrin Valeri Nisim Mevorah, ai u diplomua në mjekësi në Universitetin e Sofjes. Për një farë kohe ai..
Shërbesat e së Shtunës së Madhe fillojnë të premten në mbrëmje me Oden për Krishtin. Kisha përkujton varrimin e Krishtit Shpëtimtar dhe zbritjen e Tij në ferr për të shpëtuar të drejtët e kyçur atje që vdiqën para veprës së Tij shëlbuese...