Nënpresidentja Ilijana Jotova iu bashkua procesionit, i cili nderoi kujtimin e luftëtarëve të lirisë nga Perushica me rastin e 148 vjetorit të Kryengritjes së Prillit. Procesioni përfundoi në kishën “Shën Kryeengjëlli Mihaill”. Në fjalinë e rastit Jotova theksoi: “Këtu në kishën e “Shën Kryeengjëlli Mihaill” u ngrit zërin më i fuqishëm për liri – zëri i babait që vret gruan, fëmijët dhe veten e tij që të mos jenë më skllevër. Ata u bënë pishtarë për të ndriçuar rrugën drejt lirisë”, tha nënpresidentja. “Nuk ka armik që mund të na mposhtë, vetëm kur jemi të bashkuar – ky është mesazhi më i rëndësishëm që duhet të transmetojmë sot në shekullin e 21-të, për të qenë të denjë për kujtimin e viktimave të prillit 1876”, theksoi Jotova.
Në qytetin Bjalla Çerkva shënojnë gjithashtu Kryengritjen e Prillit. Më 10 dhe 11 maj të vitit 1876, banorët e qytetit nga çeta e Baço Kiros dhe priftit Hariton u nisën për të luftuar për lirinë bullgare nga Manastiri Drjanovski.
Lexoni më shumë:Romët në vendin tonë kremtojnë festën Vasilica ose Bango Vasili fjalë për fjalë Vasili i çalë, i njohur ndryshe edhe si Viti i Ri i Romëve, njofton Fondacioni “Amalipe”. Sipas traditës, festa vazhdon tri ditë, duke filluar nga nata e 13 duke u gdhirë..
Sot është Dita e Gjyshes (Babinden) - një nga festat më të dashura dhe autentike bullgare, me rrënjë të thella në traditën popullore. E festuar më 8 janar sipas stilit të ri, ajo u kushtohet grave që ndihmuan nuset e reja gjatë lindjes – gjyshet-mami...
Kisha Ortodokse Bullgare nderon më 7 janar kujtimin e Shën Gjon Pagëzorit, të quajtur edhe Pararendës, sepse ai përgatiti njerëzit për ardhjen e Shpëtimtarit. Dita kushtuar Shën Gjonit, i njohur në vendin tonë si Dita e Ivanit, është menjëherë pas..
Më 2 shkurt, Kisha Ortodokse kremton Paraqitjen e Zotit Jezu Krisht në Tempull. Kjo është një nga dymbëdhjetë festat e mëdha të Zotit gjatë vitit dhe..