Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Atanas Veliçkov, kryeredaktor i faqes “Tribuna.mk”:

Njerëzit me pasaporta bullgare në Maqedoninë e Veriut votuan si për partinë në pushtet ashtu edhe për opozitën

Pak janë politikanët maqedonas që nuk kanë qëndrim të keq ndaj Bullgarisë, thotë gazetari nga Shkupi

Foto: EPA/BGNES

Më 8 maj, në Maqedoninë e Veriut u mbajtën zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare dhe raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale. Para votimit, një nga publicistët kryesorë shqiptarë në vend i quajti bullgarët "jetimët" në fushatën zgjedhore, sepse asnjë parti politike nuk bëri fushatë për votat e tyre dhe nuk i njohu si votues. Prandaj e pyetëm Atanas Veliçkovin, kryeredaktor i faqes “Tribuna.mk”, a ndihet “jetim politik”?

"Unë personalisht nuk ndihem jetim politik. Problemi në gjithë këtë rrëmujë rreth zgjedhjeve dhe në atë që tha zoti Kim Mehmeti është se disa parti, deri tani në anën humbëse, prisnin që bullgarët të votonin për ta, pavarësisht retorikën e tyre antibullgare. Në kuptimin - nëse nuk votoni për ne, do të vijë VMRO - DPMNE dhe gjërat do të bëhen të rrezikshme. Askush nuk u mërzit të thoshte diçka të mirë për bullgarët, për t'u thënë atyre se ai sheh një mik në to. Shumë bullgarë që kanë pasaportë dhe janë shtetas maqedonas votuan për të dyja partitë – si për fituesit e VMRO-DPMNE-së ashtu edhe për Bashkimin Social Demokrat” - tha gazetari nga Maqedonia e Veriut për Radio Bullgarinë.

Atanas Veliçkov

Si justifikim për dështimet e politikës maqedonase në integrimin evropiane ai e cilësoi faktin se gjatë gjithë fushatës zgjedhore Bullgaria ishte fajësuar si pengesa kryesore në rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt BE-së.

“Në Shkup harrojnë se zgjerimi i BE-së me Ballkanin Perëndimor u vu në tryezën e bisedimeve nga Bullgaria gjatë Presidencës bullgare të BE-së. Harrojnë ndihmën e Bullgarisë për Marrëveshjen e Prespës (me Greqinë nga viti 2018). Harrojnë dorën e zgjatur. Nuk është faji i vetë Maqedonisë së Veriut që më parë mori veton nga Franca, sepse ka probleme me korrupsionin, me 3-4 për qind besim në drejtësi, gjithashtu me nepotizëm të tmerrshëm. Për këtë nuk ka faj askush. Por fajin e kanë bullgarët që Republika e Maqedonisë së Veriut nuk i fillon negociatat me BE-në. Kjo është mënyra më e lehtë.”

VMRO-DPMNE fitoi bindshëm zgjedhjet me premtimet populiste për rritjen e të ardhurave, por edhe për rishikimin e Marrëveshjeve të Miqësisë dhe Fqinjësisë së Mirë me Bullgarinë dhe Marrëveshjes së Prespës me Greqinë. Këto marrëveshje i lejuan vendit të anëtarësohej në NATO. Gazetari Atanas Veliçkov është i bindur se kjo është vetëm një bisedë parazgjedhore. Ai kujtoi se ishte ministri i punëve të brendshme nga VMRO-DPMNE ai, që u përpoq të vononte lëshimin e dokumenteve të reja personale me ndryshimin e emrit të shtetit nga “Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë” në Maqedoninë e Veriut. Por tentativa dështoi pas reagimit të fortë të palës greke.

Gordana Siljanovska-Davkova nga VMRO-DPMNE – presidentja e sapozgjedhur e Maqedonisë së Veriut

I pyetur se çfarë të presim nga ndërmjetësi i dërguar nga Presidenca belge e BE-së në dialogun mes Sofjes dhe Shkupit, Veliçkov u shpreh se Peter Vanhojte nuk duhet të bëhet Matju Nimici i ri. Diplomati amerikan Nimic ishte një ndërmjetës i pasuksesshëm në negociatat midis Athinës dhe Shkupit për gati 30 vjet. Sipas Veliçkovit, problemi kryesor mes Shkupit dhe Sofjes është gjuha e urrejtjes dhe antibullgarizmi i politikanëve maqedonas.

“Nëse Republika e Maqedonisë së Veriut i zgjidh me përgjegjësi problemet e saj me Bullgarinë, rrezikon të thyejë një vijë më shumë se 100 vjeçare. I gjithë vendi, sistemi këtu është i bazuar në antibullgarizëm. Nëse nuk ekziston antibullgarizmi, politikanët duhet të punojnë për diçka thelbësore, duhet të japin rezultate. Pa armikun në detyrë, politikanët këtu nuk mund të funksionojnë. Ata kanë nevojë, nëse do të jetë i ashtuquajturi ekstremizëm shqiptar, nëse do të jetë problemi me Greqinë për emrin, nëse do të jetë Bullgaria. Ata kanë nevojë për një armik të tillë. Ata mund t'i zgjidhin problemet e tyre me Bullgarinë vetëm nëse Bullgaria pajtohet me teoritë e tyre të çmendura për historinë. Problemi është se pala maqedonase pret një fitore ndaj Bullgarisë, një humbje të Bullgarisë dhe jo një traktat.”

Kryeredaktori i “Tribuna.mk” parashikon se fituesit e VMRO-DPMNE-së do të kërkojnë koalicion me bllokun shqiptar VLEN, por shtoi se shumë shpejt janë të mundshme zgjedhje të reja të jashtëzakonshme në vend.


Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto:BGNES, EPA/BGNES




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut: Nuk do të devijojmë nga anëtarësimi në BE, por nuk do të pastrojmë këpucë Duke vlerësuar 100 ditët e para të kabinetit të tij, kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski raportoi se qeveria ia ka..

botuar më 24-10-05 7.25.PD

Nuk ka asnjë kërcënim të drejtpërdrejtë për Bullgarinë nga përshkallëzimi i tensioneve në Lindjen e Mesme

Për momentin nuk ka asnjë kërcënim të drejtpërdrejtë për vendin tonë nga përkeqësimi i mprehtë i mjedisit të sigurisë në Lindjen e Mesme - këtë konkluzion të mbledhjes tre orëshe të Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare ua bëri të ditur..

botuar më 24-10-04 2.02.MD
Sulmet ajrore izraelite në Libanin jugor, 01 tetor 2024.

David Avishaj nga Izraeli: Ka arsye konkrete për veprimet e Izraelit në Gaza dhe Liban

Me dy fluturime të Airbus-it qeveritar brenda dy ditësh, shteti bullgar arriti të evakuojë 169 bullgarë dhe anëtarë të familjeve të tyre që u kthyen në shtëpi nga Libani pas përshkallëzimit të tensioneve atje. 80 bullgarë të tjerë u evakuuan me..

botuar më 24-10-03 7.35.PD