Instituti për Ekonominë e Tregut raportoi se sivjet punonjësve bullgarë iu deshën 134 ditë për të paguar borxhet e tyre ndaj thesarit të shtetit.
Kjo ështënjë datë hipotetike në të cilën do të rimbushim thesarin e shtetit nëse gjithçka që prodhojmë që nga fillimi i vitit shkon vetëm në dobi të buxhetit. Kjo ditë pothuajse gjithmonë bie rreth mesit të majit, theksoi Llëçezar Bogdanov për BNR - kryeekonomist në institut. Sipas tij, dallime të mëdha ka vetëm në momente krize.
"Ky është një tregues i barrës totale tatimore-siguruese në një vend. Ai tregon se Bullgaria është larg një lloj parajse tatimore apo offshore. Jemi larg një vendi ku pothuajse nuk ka taksa ose janë shumë minimale. Po të mbledhësh gjithçka, që paguhet nga subjektet e biznesit, qytetarët, pronarët e pronave, kushdo që kryen një lloj veprimtarie në vend, në fakt, fitohet një barrë e konsiderueshme, sigurisht më shumë se 1/3 e asaj që krijojmë ne”, shpjegoi Bogdanov.Një qendër e re prodhimi pajisjesh mjekësore e kompanisë çeke "BTL Industries" u hap në Plovdiv (Bullgaria Jugore). Në hapje mori pjesë Presidenti Rumen Radev, i cili theksoi se "marrëdhëniet e shkëlqyera midis Bullgarisë dhe Republikës Çeke në..
Misioni diplomatik nuk po mbyllet, por përkohësisht ambasada bullgare po zhvendoset në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku. Këtë e shpjegoi për gazetarët në Sofje kryeministri Rosen Zheljazkov. 17 shtetas bullgarë, përfshirë 12 diplomatë, tashmë u..
E drejta ndërkombëtare nuk merret me njohjen e identiteteve dhe gjuhëve – kjo vlen edhe për çështjen e Maqedonisë së Veriut. Këtë e deklaroi ministri i punëve të jashtme, Georg Georgiev, i cituar nga BGNES. “Formulime si “njohje e identitetit..
"Një grup qytetarësh bullgarë është evakuuar me sukses nga territori izraelit nga Ministria e Punëve të Jashtme, me ndihmën e ambasadës sonë në Tel..
Evakuimi i qytetarëve bullgarë dhe të huaj nga Izraeli u planifikua me kujdes nga diplomatët tanë në Sofje dhe ata në terren, njoftoi Kryeministri Rosen..
Ditën e mërkurë temperaturat minimale do të jenë nga 13 deri në 18 gradë Celsius, ndërsa në Sofje rreth 15 gradë. Paraditja do të jetë me mot..