Mbrëmjen e 14 majit do të jepen çmimet "Burri i vitit - 2023" i Bullgarisë. Të nominuar për këtë çmim janë basketbollisti ynë kombëtar Aleksandër Vezenkov, i cili luan në Asociacionin Kombëtar të Basketbollit (NBA), shkrimtari Georgi Gospodinov, romani i të cilit "Strehim kohe" u bë libri i parë bullgar që u vlerësua me çmimin prestigjioz letrar Booker dhe Raijço Rajçev - themelues i një kompanie bullgare për zhvillimin e projekteve të teknologjisë së lartë dhe të hapësirës ajrore, e cila në fillim të vitit 2023 lëshoi satelitin e saj në bordin e raketës Falcon-9 të SpaceX.
Konkursi “Burri i vitit" organizohet që nga viti 1990. Në mesin e të shpërblyerve janë presidenti i parë i Bullgarisë i zgjedhur në mënyrë demokratike Zhelju Zhelev, presidentët Petar Stojanov dhe Georgi Përvanov, legjenda jonë e futbollit Hristo Stoiçkov dhe të tjerë.
Lexoni më shumë:Bullgaria ka mbështetjen unanime të udhëheqësve evropianë për eurozonën. Sot, 26 qershor, do të miratohen përfundime pozitive në lidhje me dy raportet e konvergjencës dhe do t'i bëhet një rekomandim Këshillit për të miratuar ndryshimet e..
Në një konferencë për shtyp në Këshillin Bashkiak të Sofjes, anëtarët e larguar nga “Po e vazhdojmë ndryshimin” – kryetarët e bashkive të lagjeve “Ljulin” dhe “Mlladost”, Georgi Todorov dhe Ivajllo Kukurin, si dhe këshilltarët bashkiakë Dragomir Ivanov..
Lideri i partisë "Vëzrazhdane", Kostadin Kostadinov, deklaroi në parlament se buxheti shtetëror është në minus, ndërsa fitimet e pritura nga hyrja në Shengen nuk janë të realizuara. Sipas Kostadinovit, të ardhurat shtesë do të duhej të ishin rreth..
Kirill Petkov njoftoi në një konferencë për shtyp se po merr përgjegjësinë politike dhe po jep dorëheqjen si bashkëkryetar i "Po e Vazhdojmë Ndryshimin"..
Shumica në parlament hodhi poshtë propozimin e partisë "Vëzrazhdane" për të dëgjuar Ministrin e Punëve të Jashtme Georg Georgiev me rastin e..
Kryeministri Rosen Zheljazkov udhëhoqi delegacionin bullgar në Samitin e NATO-s që përfundoi së fundmi në Hagë. Ai u tha gazetarëve se ishte arritur një..