Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në fshatin e Kushllës të Rodopeve - mbretëria e mumios

10
BNR - Kërxhali

Diku në rrëzë të Rodopeve Lindore, vetëm 100 metra nga kufiri ynë me Greqinë, ndodhet fshati Kushlla. Jo shumë kohë më parë - në vitet 1970 - popullsia e fshatit numëronte mbi 300 njerëz, por sot këtu jetojnë vetëm 22 pensionistë, thotë kryetari Sevdalin Haxhiev. Në kërkim të punës, të rinjtë largohen ose në qytetin më të afërt të Zllatogradit ose jashtë vendit, kryesisht në Gjermani. Shtëpitë e vjetra prej guri, si një dekor i një filmi historik, bëjnë përshtypje, por me kalimin e kohës atp janë duke u shkatërruar gradualisht – në to nuk jeton askush, ose banorët e tyre nuk kanë mundësitë për t'i mirëmbajtur. Edhe pse jeta e banorëve vendas nuk është e lehtë, ata magjepsin me vitalitetin, qetësinë, harmoninë e tyre me veten dhe botën përreth, mirënjohjen për atë që u jep jeta, dëshirën për të ndihmuar kë të munden dhe me çfarë të munden.

Zona shquhet për natyrën e saj të egër dhe formimet e çuditshme shkëmbore. Një nga thesaret e Kushllës, që tërheq mysafirë nga afër dhe larg drejt fshatit, është "ari i zi i Rodopeve" - këtu është i vetmi vend ku mund të gjendet mumio në Bullgari, që lidhet tradicionalisht me pjesët aziatike të Rusisë dhe Himalajet. Mumio, quajtur edhe "lotët e malit", është një baltë e zezë ngjitëse e nxjerrë nga shkëmbinjtë, e cila dallohet për vetitë e saj kuruese. Sidomos në këtë rajon, mumio është jashtëzakonisht e pasur me kalcium, hekur dhe magnez. Emri rrjedh nga fjala greke "mumia", që do të thotë "trup i ruajtur" vendasit e përdorin kryesisht për të trajtuar thyerjet, problemet e kyçeve dhe lloje të tjera të sëmundjeve, si për njerëzit ashtu edhe për kafshët. E kanë mësuar këtë nga gjyshërit e tyre.

"Mumio shëron. Vjen direkt nga toka, shumë thellë. Njerëzit kanë parë që ka një rezultat nga kjo mumio. Baltë si topa. Ata i përtypin si çamçakëz. Që në lashtësi. Sa shumë u jepnim njerëzve, dhe ata shihnin rezultate, sidomos në rastet e ndonjë thyerje...”- thotë një banore e zonës.

Vendasit mburren se edhe ish-kryeministri Bojko Borisov shëroi një plagë duke përdorur një mumio nga Kushlla. Ata shpeshherë i dërgojnë me korrier në vende të ndryshme të vendit “mrekullinë e Rodopeve” tek ata që kanë nevojë dhe më pas shumë telefonojnë për t’i falënderuar dhe për të treguar se terapia ia ka arritur qëllimit.

Nxjerrja i kësaj dhurate natyrore nuk është e lehtë, kërkon kushte dhe njohuri të veçanta, shpjegon Galina Stefanova nga BNR-Kërxhali:

"Damari, siç e quajnë, është vetëm një, në një vend të caktuar. Gërmohet thellë, deri në 3-4 metra, ose më shumë. Nuk është e mundur të gjehet në çdo moment - duhen kushte të caktuara moti. E nxjerrin baltën me duart e tyre e pastrojnë nga gurët dhe të gjërat e tjera. Gratë e rrotullojnë dhe krijojnë topa të zinj, sa një mollë mesatare, rreth 200 g, i lenë të thahen në rrezet e diellit për disa ditë. Pastaj treten në ujë dhe pihen”.

Interesante është edhe historia e origjinës dhe emrit të fshatit. Kryetari Sevdalin Haxhiev tregon:
Sevdalin Haxhiev
"Kushlla do të thotë dicka si hambar. Njerëzit tanë janë shpërngulur nga Greqia. Kanë pasur disa hambarë ketu. Në verë vinin në këtë zonë, në dimër - shkonin drejt Detit të Bardhë. Pastaj kur u krijua kufiri, disa ngelën këtu, të tjerët nga ana tjetër. Gjyshërit tanë kanë pasur motra dhe vëllezër në Greqi”.

Në fshat nuk ka dyqan, mjek dhe farmaci. Uji ka rrjedhur nga çezmat e Kushllës vetëm 12 vite më parë. Por, siç e kemi përmendur tashmë, njerëzit këtu jetojnë të lumtur dhe receta e tyre e lumturisë është të jetojnë të qetë, të mos shqetësohen nga gjërat që nuk varen prej tyre dhe nuk mund të ndryshohen. Përveç pensioneve të vogla, ata mbështeten edhe në fermat e tyre personale për të siguruar ushqimin e tyre. Një nga gjyshet e fshatit na tregoi edhe si e kalojnë kohën e lirë:

"Ka shumë punë në shtëpi. Kemi nga një lopë, një viç, një gomar. Ne merremi me kopshtari në verë. Kalojmë shumë mirë. Vajza ose djali më sjellin ato që na nevojiten - ushqim, sheqer, vaj, makarona, kuskus, çdo gjë që duhet në shtëpi."

Tani për tani, fshati lidhet me Zllatogradin, që ndodhet 30 kilometra larg, me një autobus që qarkullon në ditë të caktuara. Edhe në dimër aksesi është gjithmonë i mundur, pasi rruga pastrohet rregullisht për të qenë e kalueshme, siguron kryetari i fshatit Sevdalin Haxhiev, të cilin vendasit e vlerësojnë shumë dhe prandaj ai është zgjedhur e rizgjedhur që nga viti 2014 e deri më tani.

Përpiloi: Miglena Ivanova (sipas një reportazhi të Georgi Argirov, Mehmed Rexheb, Galina Stefanova nga BNR-Kërxhali)

Foto: BNR-Kërxhali

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Llogaritë bankare në leva do të konvertohen automatikisht në euro

Bilancet në të gjitha llogaritë në leva në banka do të konvertohen automatikisht dhe pa pagesë nga leva në euro që nga data e pranimit të vendit në eurozonë me kursin e këmbimit të shpallur zyrtarisht (1.95583 leva = 1 euro). Këtë e njoftoi për BTA..

botuar më 25-06-06 9.18.PD

Ndërmjet artit dhe realitetit – të rinjtë dhe idetë e tyre për jetën pas shkollës

Në sezonin e maturave dhe në fundin e vitit shkollor në qershor, hedhim një vështrim ndaj emocioneve të të rinjve, të cilëve u pret përpara të hapin një faqe të re në jetë pas përfundimit të arsimit të mesëm. Është karakteristikë për çdo adoleshent të..

botuar më 25-06-05 7.00.PD
Dimitër Totev

Të jesh fermer nga kokëfortësia – si mbijeton Dimitër nga Turia me 120 dhi pavarësisht burokracisë

Gjatë dekadës së fundit, numri i dhive në Bullgari ka rënë me rreth 30%, tregojnë të dhënat zyrtare statistike, dhe disa nga racat tona autoktone në një moment kanë qenë në buzë të zhdukjes. Pavarësisht prirjes shqetësuese, Dimitër Totev nga fshati..

botuar më 25-06-03 7.00.PD