Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Gazetaria tradicionale në vendin tonë nuk ka audiencë rinore

62% e të rinjve nuk i kuptojnë lajmet, thotë gazetarja Evelina Andreeva, e cila interpreton sjelljen mediatike të brezit të ri

Foto: Pixelshot

Sipas hulumtimit të Institutit Kombëtar të Statistikave për vitin 2023 mbi 88% e familjeve në Bullgari kanë akses të vazhdueshëm në internet. Shumica e përdoruesve përdorin në mënyrë aktive rrjetin online çdo ditë, ndërsa mbi 95% e tyre janë gjithashtu aktivë në rrjetet sociale. Një pjesë e madhe prej atyre lexojnë revista online, lajme dhe artikuj, si dhe rubrikat përkatëse të komenteve. Ndërsa për të rinjtë dhe adoleshentët, përdorin si rrjetet e tyre të komunikimit kryesisht TikTok, Instagram dhe YouTube. Më pas kemi edhe podkastet për nga rëndësia dhe faqet e lajmeve renditen të fundit. Mediat tradicionale si televizioni dhe radioja as nuk përmenden nga të rinjtë – siç thuhet nga Shoqata e Gazetarëve Evropianë në Bullgari, gjatë nismave të tyre me pjesëmarrjen e nxënësve dhe studentëve.

“Në fakt mediat pas dixhitalizimit humbën audiencën e re, e cila lexon ndonjë lajm vetëm nëse ndodh që ai të promovohen në rrjetet sociale. Kjo do të thotë se nëse ne /gazetarët/ vazhdojmë të mos jemi të interesuar për këtë fenomen, gjithçka do të kalojë në rrjetet sociale. Por çfarë është e rëndësishme për ne nëse duam të krijojmë një audiencë të ardhshme? – pyet gazetarja Evelina Andreeva. Për të dhënë një përgjigje, ajo zhvilloi një kërkim mes 20-30-vjeçarëve dhe rezultatet i përmblodhi në librin e saj "Njeriu mediatik: Nga bota analoge në universin dixhital".
Evelina Andreeva
Rezulton se ajo që i bezdis më shumë të rinjtë në gazetarinë tradicionale është manipulimi, pastaj informacioni për sëmundjet dhe problemet dhe në vend të tretë lajmet e shumta të politikës.

“Ky brez “Z” /të lindurit në dekadën e fundit të shekullit të XX-të/, do optimizëm, guxim dhe dritë në rrugën e tij dhe kur nuk e gjen – largohet. Ky është problemi kryesor për të cilin të rinjtë përdorin rrjetet sociale. Ata nuk u besojnë mediave dhe kanë disa arsye për ta bërë këtë. Ata nuk u besojnë as politikanëve. Gjenerata Z nuk dëshiron të rritet, ata duan të jetojnë në flluskën e tyre të suksesit dhe sa më shpejt të arrihet ai sukses, aq më mirë. Ata duan të dëgjojnë histori për njerëz të suksesshëm, por që kjo të mos të ketë ndodhur në moshën 59 vjeçare, por që njerëzit të jenë bërë të suksesshëm që në moshën 20 dhe 30 vjeçare. Për më tepër, ata besojnë se temat më të rëndësishme që i prekin lidhen me realizimin e tyre profesional, me marrëdhëniet mes njerëzve. Në vend të tretë ata vendosin dashurinë, sepse pa dashuri mund të jetosh, por vetëm me dashuri, pa karrierë, përmbushje profesionale dhe siguri materiale, nuk mundesh”.

Evelina Andreeva ndan edhe faktin se të rinjtë bullgarë i largohen politikës. Në të njëjtën kohë, ata kanë një qëndrim interesant ndaj qëndrimit të gazetarit – “presin që gazetarët të shprehin mendimin e tyre personal, diçka që është krejtësisht e ndaluar në agjencitë e lajmeve, ku faktet janë në plan të parë”.

Si personazh mediatik me përvojë shumëvjeçare në Agjencinë Telegrafike Bullgare, Evelina Andreeva pret që t'i kushtohet më shumë vëmendje burimeve të informacionit dhe opinionistëve tek të rinjtë. Sipas saj, ndoshta nuk do të jetë e largët koha kur mediat në Bullgari të humbasin plotësisht audiencën. “Dhe gjëja tjetër që më duket shumë e rëndësishme – thotë ajo – është se lajmet për të rinjtë duhet të bëhen nga të rinjtë”.

“Nga hulumtimi që kam bërë vitin e kaluar, rezultoi se 62% e të rinjve nuk i kuptojnë lajmet. Kjo lidhet nga njëra anë me arsimimin e tyre. Nga ana tjetër. Vëmendja e tyre nuk zgjat më shumë se 6 - 7 sekonda. Pasi dëgjojnë njoftimin, fjalinë e parë dhe titullin, pastaj humbasin interesin dhe prej andej humbasin lidhjen me atë që ne po përpiqemi të komentojmë dhe raportojmë. Është interesante edhe se kë zgjedhin si një mentor nga i cili do të donin sqarim dhe analizim të lajmeve. Në vend të parë përmendin prindërit, pastaj vijmë influencerat, drejtuesit e podkasteve dhe YouTubers-at, por jo drejtuesit e opinionit publik që i njohim nga fundi i shekullit të kaluar, që janë figurat që bëjnë xhiron në televizion dhe radio."

Libri që shqyrton sjelljen mediatike të të rinjve bullgarë është shkruar nga vetë Evelina Andreeva, por paragrafi i fundit është vepër e inteligjencës artificiale - qëllimi është të kemi një shumëpikësh dhe ta mbajmë të hapur temën. “Bullgaria po zhvillohet pak më ngadalë në drejtimin mediatik se sa bota, kështu që nëse interesohemi më shumë se çfarë ka bërë bota në drejtimin mediatik, ne mund të përdorim të mirat dhe t'ia kursejmë vetes gabimet”, është e bindur Evelina Andreeva. 

Përpiloi: Gergana Mançeva, /nga intervista e Sillvija Velikova, BNR-“Horizont”/

Foto: Pixelshot, Pixabay Tanja Millusheva

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

WWF - Bullgaria nis fushatën e donacioneve "Abonohu për natyrën"

Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu ​​për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...

botuar më 24-11-06 11.43.PD

Bullgarët e vetëshpallur në Maqedoninë e Veriut janë shumë më tepër se ata të regjistruar

Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..

botuar më 24-11-05 7.05.PD

Si do të ndikojë në BE rezultati i zgjedhjeve presidenciale në SHBA

Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të sillte vërtet një fitore për Kamala Harris zhvillimi i një politike të qëndrueshme, a është Europa gati..

botuar më 24-11-04 10.30.MD