Një ekspozitë kushtuar 200 vjetorit të botimit të "Abetares së Peshkut" të shkencëtarit të madh, iluminist dhe donator Petër Beron, hapet në kopshtin përballë Teatrit Kombëtar “Ivan Vazov” në kryeqytet. “Peter Beron ishte një nga bullgarët më të arsimuar të kohës së tij, i cili ishte i pari që e pa arsimin e ri evropian si një premtim për zhvillimin e shpejtë dhe të suksesshëm të shoqërisë së re bullgare”, theksojnë organizatorët nga Biblioteka Qendrore e Akademisë Bullgare të Shkencave dhe shtojnë se kujdesi i tij për arsimin bullgar gjendet në pasthënien e atij që konsiderohet të jetë libri i parë i ri shkollor bullgar.
Botimi i parë i "Abetares me mësime të ndryshme" i vitit 1824, i cili u bë i njohur si "Abetarja e Peshkut", si dhe të tjerat para Çlirimit, paraqitet në katërmbëdhjetë tabela.
Ekspozita është pjesë e iniciativave që shoqërojnë kremtimin e 155-vjetorit të themelimit të Akademisë Bullgare të Shkencave.
Foto: Muzeu Historik Kombëtar, BGNESMë 20 korrik, në mes të ditëve më të nxehta, Kisha jonë nderon profetin e Dhiatës së Vjetër Ilia. Për respektin e popullit tonë për Shën Ilian dëshmojnë kishat e shumta ortodokse me emrin e tij, ku për nder të tij janë kryer liturgji festive që nga..
Me rastin e 156 vjetorit të vdekjes së vojvodës Haxhi Dimitër dhe kaçakëve të tij, si dhe 187 vjetorit të lindjes së Vasill Levskit , komuna e qytetit Kazanllëk organizon disa veprimtari. Përulemi para trimërisë së heronjve kombëtarë..
Më 15, 16 dhe 17 korrik, ditët më të ngrohta të verës,ose të ashtuquajturat “Goreshtnici”,në Bullgari kryhen një sërë ritualesh mbrojtëse. Ato kanë origjinë pagane dhe lidhen me kultin e zjarrit. Më shumë për ritualet e pasura festive në..
Katedralja Patriarkale “Shën Aleksandër Nevski” kremton sot festën e saj. Tempulli i shenjtë, simboli i kryeqytetit bullgar, është një tempull monument, i..
Më 24 nëntor, Kisha Ortodokse nderon Shën Katerinën, e cila ishte një nga gratë më të arsimuara të kohës së saj. Ajo jetoi në fund të shekullit III..