Një ekspozitë kushtuar 200 vjetorit të botimit të "Abetares së Peshkut" të shkencëtarit të madh, iluminist dhe donator Petër Beron, hapet në kopshtin përballë Teatrit Kombëtar “Ivan Vazov” në kryeqytet. “Peter Beron ishte një nga bullgarët më të arsimuar të kohës së tij, i cili ishte i pari që e pa arsimin e ri evropian si një premtim për zhvillimin e shpejtë dhe të suksesshëm të shoqërisë së re bullgare”, theksojnë organizatorët nga Biblioteka Qendrore e Akademisë Bullgare të Shkencave dhe shtojnë se kujdesi i tij për arsimin bullgar gjendet në pasthënien e atij që konsiderohet të jetë libri i parë i ri shkollor bullgar.
Botimi i parë i "Abetares me mësime të ndryshme" i vitit 1824, i cili u bë i njohur si "Abetarja e Peshkut", si dhe të tjerat para Çlirimit, paraqitet në katërmbëdhjetë tabela.
Ekspozita është pjesë e iniciativave që shoqërojnë kremtimin e 155-vjetorit të themelimit të Akademisë Bullgare të Shkencave.
Foto: Muzeu Historik Kombëtar, BGNESMë 6 janar, Kisha Ortodokse Bullgare kremton një nga festat më të mëdha të krishtera - Ditën e Jordanit, Pagëzimin e Zotit, Epifaninë, ose Theofaninë Kjo është dita kur Shën Joan Pagëzori pagëzon Zotin Jezu Krisht në lumin Jordan. Deri në shekullin IV..
Më 4 janar festojmë 147 vjet nga Çlirimi /1878/ i Sofjes nga sundimi osman, e cila më vonë u bë kryeqyteti i Bullgarisë. Betejat për Sofjen në kuadër të Luftës Ruso-Turke (1877-1878) filluan më 25 dhjetor 1877. Më 3 janar 1878 komandanti i qytetit,..
Ditën e tretë pas Lindjes së Krishtit, më 27 dhjetor, Kisha jonë Ortodokse nderon kujtimin e Shën Stefanit - martirit të parë të krishterë. Emri i tij do të thotë "kurorë" dhe vjen nga greqishtja "στέφανος" (stéphanos). Ai simbolizon fitoren dhe..