Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kënga popullore bullgare “Rajna” – pjesë e Projektit “Ura mes kulturave”

Foto: Youtube / Daniell Verstapen

Folklori bullgar preokupon prej kohësh muzikantë nga e gjithë bota me veçantinë dhe mundësitë e tij të pashtershme. Një shembull tjetër i një prirjeje të tillë është bashkëpunimi mes muzikantëve Daniell Verstapen dhe Nina Nikolina. Në dy koncertet e tij të ardhshme në Bullgari, pianisti belg do të prezantojë interpretimin e këngës autentike popullore bullgare "Rajna", krijuar në partneritet me këngëtaren Nina Nikolina. Për këtë sesi lindi ideja të bashkëpunojë me këngëtaren bullgare Nina Nikolina, pianisti Daniell Verstepan tregon:

“U dashurova me zërin e saj sapo e pashë në filmin “Mbreti i Belgjikës”. Folklori juaj është magjik! Thellësia, pasuria e zërave, kompozimet – janë të pakrahasueshme.Tekstet janë kaq interesante, plot legjenda dhe njohuri. “U zhyta” në to dhe fatmirësisht takimi ynë me korrespondencë me Ninën erdhi në kohë që folklori bullgar të bëhej pjesë e projektit “Ura mes kulturave”, me të cilin aktualisht jam në një turne botëror”.

Pianisti prezanton një këngë lokale, të njohur dhe të dashur në çdo pikë të turneut të tij, në çdo kontinent. Pak para koncerteve prej tij mësojmë më shumë për procesin e punës me këngëtaren tonë:

“Menaxheri im kontaktoi Nina Nikolinën, i tregoi idenë dhe për fat ajo u përgjigj. Unë u mora me krijimin e muzikës dhe Nina, si një nga njohësit më të mirë dhe interpretueset më të shkëlqyera të folklorit, duhej të gjente tekstet më me ndikim. "

Nina Nikolina shton:

“Edhe në formën e saj të papërpunuar, baza që më dha Daniell tingëllonte aq kozmopolite sa që e dija se cila do të ishte kënga bullgare që ne duhet të inkorporonim.  Zgjodha një nga të ashtuquajturat “këngë të vështira” – ato me të cilat këngëtarët diplomohen në Akademinë e Muzikës. Është nga rajoni i qytetit Pazardzhik, i kushtohet Rajna Knjaginja dhe u bë e njohur kur u interpretua nga këngëtarja e paimitueshme Nadka Karaxhova. Për mrekulli, teksti dhe melodia "përqafuan" njëri-tjetrin në një sinkron të tillë - sikur të ishin shkruar në të njëjtën kohë.

Në final aranzhimin e bëri Javor Rusinov, i cili prej vitesh punon me folklorin bullgar në një tingëllim të përditësuar. Për të interpretuar këngën "Rajna" në koncertet  u ftuan edhe muzikantët Kalin Veljov - perkusione, Damjan Jordanov - fyell, i cili gjithashtu mori pjesë në regjistrim, dhe Kori "Zërat Magjikë".

Në fakt, “Rajna” do të ketë premierë, edhe jashtë Bullgarisë. Daniell Verstapen dhe Nina Nikolina do ta prezantojnë atë më 26 maj 2024 në Gent - kryeqytetin kulturor të Belgjikës. Në koncert do të marrin pjesë edhe Kori bullgar i Grave "Bullgapeja" nga Brukseli dhe Kori "Futioza" nga Genti.

Redaktore: Diljana Traçeva

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: Youtube / Daniell Verstapen, Facebook / Daniell Verstapen, Facebook /Nina Nikolina




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Këngëtari Stefan Illçev me një rikthim muzikor në vendlindjen e tij Burgas

Kthimi tek rrënjët ka sjellë gjithmonë emocione, sidomos për artistët. Kështu ndodh edhe me Stefan Illçev – këngëtarin e ri të dashur jo vetëm nga vendlindja e tij, Burgasi, por edhe nga publiku bullgar dhe i huaj. Ai ka përgatitur një..

botuar më 24-08-09 1.15.MD

Kultura, historia dhe dashuria për natyrën takohen në majën Buzlluxha

Për një vit tjetër, festivali Open Buzludzha lidh kulturën, historinë dhe natyrën në një përjetim të paharrueshëm, rrëzë majës Buzlluxha dhe monumentit me të njëjtin emër. Organizatori i veprimtarisë, e cila do të mbahet nga data 8 deri më 11 gusht,..

botuar më 24-08-08 7.50.PD

“Unë po të shtrij ty” – një lexim modern i këngës popullore bullgare të trevës së Pirinit

Producenti Atanas Zajkov – Atazar dhe dyshja Bisera dhe Lidija na prezantojnë folklorin e bukur bullgar të veshur me tingujt e kohës sonë moderne. Kënga "Unë po të shtrij" mbart frymën e stilit tipik deep house, por tingujt e violës depërtojnë..

botuar më 24-08-07 1.15.MD