Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Leje qëndrimi dhe pune për të huajt në Bullgari përveç Kartës Blu

Foto: pixabay

Në përgjigje të pyetjes së dëgjuesve në një seri botimesh, Radio Bullgaria prezanton para audiencës së saj shumëgjuhëshe dokumentet që u japin të drejtën e lejes së qëndrimit dhe të punës në Bullgari shtetasve të huaj të vendeve të treta. Në materialin e mëparshëm të këtij lloji, ju folëm për Kartën Blu, e cila u jep akses në tregun bullgar punëtorëve të kualifikuar. Megjithatë, jo të gjithë ata që dëshirojnë të aplikojnë për një vend pune në vendin tonë i plotësojnë kërkesat e larta për këtë lloj leje. Legjislacioni bullgar ofron mundësi edhe për ata kandidatë që nuk i plotësojnë kushtet për të ushtruar punësim me kualifikim të lartë. I tillë është dokumenti i ngjashëm më i përdorur që lejon të huajt nga vendet e treta të qëndrojnë dhe të punojnë në territorin e Bullgarisë, përkatësisht Leja e Unifikuar e Qëndrimit dhe e Punës, por ka edhe mënyra të tjera që aplikohen shpesh, kushtet e të cilave mund t'i lexoni më poshtë:

Leja e unifikuar e qëndrimit dhe e punës

- Nuk kërkohet një shkallë e lartë kualifikimi dhe arsimimi për të marrë këtë dokument. Punonjësi thjesht duhet të vërtetojë me dokument aftësitë e tij për të kryer punën për të cilën do të punësohet – arsim, specializim, aftësi për punë, përvojë apo kualifikim profesional.

- Leja lëshohet për një periudhë 3 vjeçare, dhe nëse afati i kontratës së punës është më i shkurtër - për kohëzgjatjen e kontratës.

- Nuk kërkohet që i huaji me të drejtën e lejes së qëndrimit në vend, gjatë aplikimit për herë të parë ose edhe aplikimet e mëvonshme të jetë jashtë territorit të Bullgarisë.

- Nëse i huaji ka leje qëndrimi afatgjatë, duhet të bëjë kërkesën deri në 2 muaj përpara skadimit të afatit të qëndrimit. 

- Procedura për dhënien e kësaj lloj leje nuk është më e gjatë se dy muaj, por në rast kompleksiteti ligjor, afati mund të zgjatet me dy muaj.

- Lëshohet nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Leja për punëtorët sezonal

Lëshohet për hyrjen dhe qëndrimin e të huajve nga vendet e treta për punë sezonale për kohëzgjatjen e kontratës së punës, por jo më pak se 90 ditë dhe jo më shumë se 9 muaj për një periudhë prej 12-muajsh.

- Për aplikimin e kësaj leje, i huaji duhet të banojë jashtë Bullgarisë.

- Duhet të dorëzohen dokumentet që vërtetojnë arsimimin, specializimin, aftësi për punë, kualifikimin profesional dhe përvojën e të huajit.

- Procedura për dhënien e kësaj leje zgjat maksimumi 2 muaj. 

- Leja jepet me procedurë të përshpejtuar për të huajt që kanë punuar të paktën një herë në territorin e Bullgarisë si punëtorë sezonalë në 5 vitet e fundit.

- Lëshohet nga Ministria e Punëve të Brendshme.

    Leje për kryerje veprimtarie dhe praktikë të lirë

- "Veprimtari e pavarur" nënkupton veprimtarinë e biznesit të kryer personalisht, pa angazhim ndaj një punëdhënësi.

- Ndryshe nga lejet e renditura më sipër, të cilat lëshohen nga Ministria e Punëve të Brendshme, kjo lloj leje jepet nga drejtori ekzekutiv i Agjencisë së Punësimit me kërkesë të një shtetasi të një vendi të tretë, në bazë të të cilit Ministria e Punëve të Brendshme lëshon një leje qëndrimi afatgjatë.

- Procedura për dhënien e lejes duhet të kryhet përpara fillimit të veprimtarisë në territorin e Bullgarisë.

- Dokumentet dorëzohen personalisht nga shtetasi i vendit të tretë ose personi i autorizuar prej tij në Zyrën Qendrore të Agjencisë së Punësimit (Sofje, Blvd. Dondukov nr. 3).

- Ndër dokumentet e kërkuara janë: përshkrimi i llojit, karakterit dhe qëllimeve të veprimtarisë së pavarur; një plan të detajuar aktiviteti për periudhën për të cilën kërkohet leja; një dokument mbi disponueshmërinë e mjeteve financiare për kryerjen e veprimtarisë; dokument i zotërimit të gjuhës bullgare në nivelin minimal B1.

Të nderuar dëgjues dhe lexues të Radio Bullgarisë, nëse keni pyetje të tjera që kanë të bëjnë me lejen e qëndrimit të të huajve në Bullgari, apo në lidhje me tema të tjera, na pyesni dhe ne do të kërkojmë përgjigje për to!

Lexoni më tepër:

Foto: Pexels, Pixabay
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Zgjedhjet përfunduan, në pritje të zgjedhjeve të tjera!

Votë inercie. Votë me pikën e fundit të shpresës se nesër çdo gjë do të jetë mirë dhe ne do të takohemi për zgjedhje pas katër vitesh. Një votë inati për politikanët, për ne, për të tjerët që nuk kanë votuar. Qëndrimet janë shumë të ndryshme -..

botuar më 24-10-29 7.30.PD

Një numër rekord Shqiponjash Perandorake të Lindjes kanë lindur në Bullgari këtë vit

Një numër rekord Shqiponjash Perandorake të Lindjes ( Aquila heliaca ) - gjithsej 48 zogj të vegjël të specieve të rrezikuara - kanë lindur në Bullgari këtë vit. Ky është numri më i lartë i shpendëve të lindur të regjistruar nga Shoqata Bullgare..

botuar më 24-10-28 6.23.MD
Angell Kurtellov

Në moshën 89-vjeçare, Angell Kurtellov, trashëgimtar i vëllezërve Milladinovi, votoi në Ohër

Dita e zgjedhjeve në kryeqytetin maqedonas Shkup kalon normalisht, pa radhë në qendrën e votimit. Rreth 50 persona kanë votuar deri në mesditë dhe pritet që deri në mbylljen e saj të jenë më shumë se 100. Në krahasim me votimin në qershor,..

botuar më 24-10-27 7.05.MD