Në përqafimet e pjesës perëndimore të malit Stara Pllanina, në mes të Grykës piktoreske të Iskërit, ndodhet fshati Gara Bov (Stacioni Bov) - një pikënisje për disa rrugë turistike. Pamjet magjepsëse natyrore dhe shkëmbinjtë e lartë madhështor gëlqeror e bëjnë këtë zonë jashtëzakonisht të njohur ndër turistët dhe alpinistët fillestarë dhe të avancuar.
Emri i fshatit Gara Bov, si dhe i fshatit Bov aty pranë, lidhet me një legjendë nga shekulli i largët XIII. Në 1206, pas vdekjes së Balduinit të Flandrisë, kalorësi francez i kapur Sen Djo Bjov u vendos nga mbreti Kallojan në këto toka. Francezët ndërtuan atje një kështjellë dhe deri më sot të dy vendbanimet ruajnë kujtimin e emrit të tij.
Nëse ju pëlqen të shijoni zhurmën e ujit, do të kënaqeni duke marrë rrjedhën e Lumit të Vjetër, shtrati i të cilit përshkohet nga pragje të shumta, duke i dhënë lumit një bukuri romantike.
Shtegu do t'ju çojë në një nga atraksionet e njohura të kësaj zone - ujëvara 40 metra "Pod Kamiko" (“Nën gur”).
Pranë ujëvarës ndodhet një formacion i bukur shkëmbor i quajtur “Kaminata” ("Oxhaku") i lartë 12 metra.
Në të gjithë rajonin janë shpërndarë fshatra dhe mëhalla.
Në fshatin Bov, do të gjeni një rrugë me emrin e muzikantit të njohur Ronnie James Dio. Emri i rrugës nuk është përfshirë në regjistrat zyrtarë. Ndoshta tabela është vendosur nga një fans vendas i yllit amerikan të rokut.
Dhe në ndonjë nga shtëpitë e braktisura në rajon, mund t’ju presë një lopë e nxjerrë për të kullotur, duke kërkuar shpëtimin nga rrezet e zjarrta të diellit.
Atraktivе për adhuruesit e bukurisë natyrore mund të jetë edhe maja Kolibishteto. Vështirësia në ngjitje nuk është lartësia, por mungesa e shtigjeve. Por, përpjekjet e turistit shpërblehen me një panoramë qiellore nga pika më e lartë.
Ndërsa fryn era, gjethet e pyjeve të vjetra përreth jush do t'ju pëshpëritin histori të kohëve të shkuara, aq të largëta sa do ta keni të vështirë të besoni të vërtetën e tyre.
Foto: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Fshati Dellçevo(Bullgaria Jugperëndimore) gjendet në rrëzë të malit të Pirinit, 10 kilometra larg qytetit Goce Dellçev. Ai tërheq turistët me arkitekturën e ruajtur të lashtë dhe rrugët e bukura malore. Janë ruajtur gjithashtu..
Muzeu i Minierave Nëntokësore është një nga muzetë më të pazakontë në Bullgari, një prej 100 objekteve turistike kombëtare dhe unik për Gadishullin Ballkanik. Ndodhet në dy nga galeritë e ruajtura të minierës së parë nëntokësore..
Mijëra laikë në mbarë vendin mirëpritën Ngjalljen e ndritur të Krishtit dhe morën pjesë në shërbesat festive. Kulmi i festimeve ishte shërbesa hyjnore e kryesuar nga Shenjtëria e Tij Patriku Bullgar Neofit në tempullin "Shën Aleksandër Nevski" në..