Kryeministri Dimitër Gllavçev dhe ambasadori i ri i Turqisë në Bullgari, Mehmet Sait Uyanık, në ditët në vijim do të vizitojnë kufirin bullgaro-turk në pikën e kalimit kufitar "Mallko Tërnovo" për shkak të problemit të trafikut të rënduar. Kjo u ra dakord sot në Këshillin e Ministrave në një takim për nevojën e përpjekjeve të përbashkëta të koordinuara për modernizimin dhe optimizimin e pikave kufitare. Sipas të dhënave të Agjencisë “Dogana”, trafiku nga Turqia përmes Bullgarisë është rritur me 50% gjatë 5 viteve të fundit dhe ky trend pritet të vazhdojë. Gjithashtu, për momentin pika kufitare “Kapitan Andreevo – Kapıkule” është pika e dytë kufitare më e ngarkuar në botë, me perspektivë për të zënë vendin e parë. Për të qenë të përgatitur, nevojiten përpjekje të përbashkëta dhe koordinim për arritjen e rezultateve më të mira, theksoi Gllavçev.
Në takim, kryeministri Dimitër Gllavçev theksoi marrëdhëniet miqësore mes Bullgarisë dhe Turqisë dhe bashkëpunimin e shkëlqyer si aleatë në NATO dhe si fqinjë të mirë. Ai i uroi ambasadorit Mehmet Sait Uyanık një mandat të suksesshëm dhe të frytshëm.Kontrata me Kompaninë Shtetërore Energjetike Turke “BOTASH” detyroi “Bulgargaz” me mbi 600 milionë leva (300 milionë euro), që shoqëria nuk është në gjendje t’i paguajë. Këtë deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një forum energjetik në Sofje,..
Eurodeputeti Ilija Llazarov deklaroi në qytetin Ruse se do të lobojë për ndërtimin e disa shluzave në pjesën bullgare të lumit Danub. Qëllimi i këtyre shluzave është të mbajnë nivelin e ujit në lumë dhe të mundësojnë lundrim gjatë gjithë vitit,..
Ndërtimi i një pjese të autostradës “Rilla”, e cila përfaqëson një degëzim të autostradës “Struma” dhe do të çojë drejt Maqedonisë së Veriut, do t’i jepet me koncesion një investitori privat. Këtë e deklaroi në qytetin Kjustendill ministri i..
Gjashtëdhjetë e gjashtë ekipe nga katër vende do të marrin pjesë sot, 4 tetor, në garën automobilistike off-road “Mbreti i Trialit 2025” pranë..
Duke filluar nga 8 tetori, do të vendosen sanksione efektive ndaj tregtarëve që nuk i përmbahen dispozitave të Ligjit për futjen e euros në Bullgari...
Numri i udhëtimeve të bullgarëve jashtë vendit në gusht 2025 ka qenë 1.079 milion, ose 19.4% më shumë krahasuar me gushtin 2024. Këtë e tregojnë të..