Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në prill, bullgarët kanë udhëtuar kryesisht në Ballkan

Bullgaria u vizitua kryesisht nga turqit, rumunët dhe grekët, ndërsa bullgarët udhëtuan kryesisht në Turqi, Greqi dhe Rumani

Foto: BTA

Udhëtimet e shtetasve bullgarë jashtë vendit në prill 2024 ishin 707 900, ose 4.9% më shumë krahasuar me prillin 2023. Numri më i madh i udhëtimeve ishte në: Turqi – 195 000, Greqi – 149 400, Rumani – 58 300, Serbi – 54 600, Gjermani – 34 800, Maqedoninë e Veriut – 32 500. 38,2% e udhëtimeve kanë qenë për pushime dhe ekskursione, 21,8% për qëllime biznesi. 40% nuk e kanë shënuar qëllimin e udhëtimit.

Në muajin prill, numri i vizitave të shtetasve të huaj në Bullgari ishte 793 300. Kalimet tranzite janë 35.6%, ose 282.600 nga të gjitha vizitat e shtetasve të huaj. Përqindja e qytetarëve të BE-së që kanë vizituar Bullgarinë është 48,7% e numrit të përgjithshëm të të huajve – 386 300. Më i madh është numri i vizitave të qytetarëve nga Rumania - 44,1%, dhe nga Greqia - 29,5%. Numri më i madh i të huajve që kanë vizituar vendin ishin nga Turqia – 168 600, ose 51.1% e vizitave të shtetasve jashtë BE-së.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 14 janarin

Të martën nga veriu, vranësirat do të çahen dhe do të zvogëlohen, në veri të Bullgarisë do të mbajë mot kryesisht me diell. Vranësira më të konsiderueshme do të ketë në Bullgarinë Juglindore dhe në malin e Rodopeve, ku vende-vende do të bjerë borë e dobët..

botuar më 25-01-13 7.40.MD

Presidenti i dorëzon GERB-SDS mandatin për formimin e një qeverie më 15 janar

Presidenti Rumen Radev do të dorëzojë mandatin e parë eksplorues për formimin e qeverisë të mërkurën, më 15 janar, në orën 12:00, njoftoi zyra e shtypit e kreut të shtetit. Mandati do t'i dorëzohet kandidatit për kryeministër të propozuar nga grupi më..

botuar më 25-01-13 6.23.MD

Po vazhdojnë negociatat për formimin e qeverisë

Negociatat për formimin e qeverisë vazhdojnë edhe sot. Ka marrëveshje për emrin e kryeministrit - Rosen Zheljazkov nga GERB-SDS, ka pajtim edhe për marrëveshjen e qeverisjes. Mirëpo, bisedimet po ndërlikohen me përfshirjen e përfaqësuesve të grupit..

botuar më 25-01-13 4.29.MD