Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

"Shpirti im" - një zbulim i ri nga Bellosllava

Foto: Beloslava (Official Channel)

Bellosllava mirëpret verën me disa ngjarje - një këngë të re, një turne veror dhe një pllakë të re të gramafonit. Në këngën e titulluar “Shpirti im”, këngëtarja flet për rrugëtimin e dashurisë.

“Teksti i këngës "Shpirti im" ka të bëjë me udhëtimin me bashkëshortin tim Evgeni dhe i kushtohet atij. Çdo ngjashmëri me persona dhe ngjarje është krejtësisht reale dhe e frymëzuar nga jeta jonë", rrëfen Bellosllava.

Tingëllimi delikat është tipik për krijimtarinë e këngëtares, gjë për të cilën është përkujdesur autori i muzikës dhe aranzhimit Zhivko Petrov. "Shpirti im" u përfshi në një album të vogël me të njëjtin emër, i cili përmban pesë versione të tjera të ndryshme të këngës. Pritet që ai të dalë në një pllakë gramafoni gjatë verës.

Turneu veror i këngëtares filloi më 22 maj dhe do të përfundojë më 4 shtator në Festivalin e Arteve “Apollonia” në Sozopol. Ndërkohë, në qershor, albumi i dytë i Bellosllavës "Më dëgjo", nga vitin 2005, do të dalë në tregun muzikor për herë të parë në një pllakë gramafoni. Ky realizim i ri i albumit është pjesë e projektit për të ribotuar të gjitha regjistrimet në studio të këngëtares në pllaka gramafoni.

Lexoni më shumë:


Redaktore: Diljana Traçeva

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: Beloslava (Official Channel)




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Cvetan Angellov

Grupi “Kanella”, aroma e fëmijërisë dhe bukuria e poezisë

Grupi “Kanella” njihet prej vitesh, por në vitin 2022 përbërja e formacionit u rinovua dhe grupi regjistroi këngën e tij të parë “Zana”. Pasuan "Përgjithmonë", "Lulet" dhe "Unaza", e cila ishte e pranishme për më shumë se një muaj në renditjen e BNR TOP 20...

botuar më 24-11-15 8.35.PD

“Të mos ndalojmë së kërkuari” – mesazhi në muzikën e Zhivko Vasilevit

Një rrugëtim i jashtëzakonshëm mes zhanreve muzikore dhe vendndodhjeve gjeografike na pret sonte më 14 nëntor. Në sallën 11 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje nga ora 19:00, toni i butë i fyellit bullgar do të takohet me tingujt klasikë të..

botuar më 24-11-14 8.40.PD

"U përmbys mali" – “Deep Zone Project” u përcjell brezave muzikën e mirë bullgare

Grupi “DEEP ZONE Project” po përgatit eventin e tij më të mirë të vitit – për herë të parë grupi po organizon “DEEP ZONE All Stars”, duke bashkuar të gjithë solistët e tij dhe bashkëpunimet gjatë viteve të kaluara. Dhe ata nuk janë të paktë në çerek..

botuar më 24-11-13 8.45.PD