Zëvendësministri i punëve të jashtme Ivan Kondov u takua me krerët e ambasadave të vendeve anëtare të BE-së në Bullgari, njoftoi ministria. Takimi u organizua me iniciativën e Frederik Mjoris, ambasador i Mbretërisë së Belgjikës në Bullgari, vendi i të cilit kryeson Këshillin e BE-së deri në fund të qershorit. Në takim, zëvendësministri Kondov i njohu ambasadorët me qëndrimet bullgare për temat aktuale të politikës së jashtme. Theksi u vu në prioritetet e Sofjes në axhendën evropiane, si heqja e kontrollit të kufirit të brendshëm tokësor në Shengen, pranimi i vendit në Eurozonë dhe politika e zgjerimit të BE-së. Gjatë presidencës belge të BE-së, Bullgaria dhe Rumania u pranuan në Shengen nga ajri dhe uji, theksoi ambasadori belg. Presidencën e BE-së nga 1 korriku e merr Hungaria.
Bullgaria nuk mund të ndërhyjë në procesin e spiunazhit ndaj shtetasve bullgarë në Britaninë e Madhe. Kështu deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në kuadër të kontrollit parlamentar në përgjigje të një pyetjeje nga partia “Velichie”. “Drejtësia..
Dje patriarku bullgar Daniil priti në takim Princin Ghazi bin Mohammad – kryekëshilltarin e Mbretit Abdullah II për çështje fetare dhe kulturore, njoftoi Patriarkana Bullgare. Princi është pjesë e delegacionit zyrtar të mbretit të..
Rritja e taksave toll prek rëndë transportuesit ndërkombëtarë dhe të gjithë të përfshirë në këtë aktivitet në vendin tonë. Megjithë takimin e përfaqësuesve të transportuesve me Ministrin për Zhvillim Rajonal dhe Punë Publike, Ivan Ivanov, i cili ka..
Presidenti Rumen Radev priti me një ceremoni zyrtare në sheshin “Shën Aleksandër Nevski” në Sofje, Mbretin Abdullah II të Jordanisë, i cili me ftesë..
Ministri bullgar i punëve të jashtme Georg Georgiev bisedoi me sekretarin amerikan të shtetit Marco Rubio. Të dy u takuan në kuadër të takimit të..
Komisioni parlamentar i Shëndetësisë vendosi që nga 1 maji i këtij viti të rriten me 50% pagat e punonjësve në spitalet psikiatrike shtetërore...