Nuk është ende e qartë se kush do ta përfaqësojë vendin tonë në samitin e NATO-s, i cili do të mbahet në mes të korrikut në Uashington, tha për gazetarët kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev. Ai shpreson se deri atëherë do të ketë një qeveri të rregullt dhe se ajo do të përcaktojë se kush do ta udhëheqë delegacionin bullgar. Në rast të kundërt, kryeministri do t'i drejtohet Kuvendit Kombëtar.
I pyetur se kush do ta përfaqësojë Bullgarinë në Uashington, presidenti Rumen Radev u përgjigj të hënën se vendimi është në kompetencat e Këshillit të Ministrave "me të gjitha pasojat dhe përgjegjësinë historike, sepse ky është një samit ekzistencial, në të cilin do të merren vendime për luftën dhe paqen".
Kreu i shtetit theksoi se nëse ai vetë emërohet, do të mbajë qëndrimin e shprehur tashmë për të kërkuar një rrugë diplomatike për t'i dhënë fund luftës midis Rusisë dhe Ukrainës.Bullgaria ruan kufijtë evropianë në mënyrë jashtëzakonisht të mirë dhe të suksesshme. Në krahasim me vitin 2024, tentativat për kalim të paligjshëm të kufirit bullgaro-turk u ulën me mbi 75%. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në Kopenhagë,..
Një bullgar, pjesë e flotiljes humanitare për Gazën, është midis të ndaluarve nga Izraeli, u bë e qartë nga një postim në kanalin zyrtar të mediave sociale të flotiljes. Marina izraelite kapi anije nga flotilja humanitare “Global Sumud”. "Emri im..
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (PASE) vendosi të ndërpresë mbikëqyrjen ndaj Bullgarisë. Vendimi u mor me 101 vota pro, 3 kundër dhe 1 abstenim. Nga tribuna e parlamentit, deputeti i partisë “Ka një popull të tillë”, Stanisllav..
Të martën moti do të mbetet me re. Reshje të vazhdueshme dhe të konsiderueshme shiu priten në rajonet lindore dhe veriore. Në pjesët jugperëndimore..
Komisioni Evropian do të shpallë pas një muaji shumën që do t’i jepet Bullgarisë nga Plani për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri, por pagesa mund të shtyhet..
Rrushi nga vjelja e sivjetshme është me cilësi të larta, por sasia do të jetë më e vogël në krahasim me vitin e kaluar, deklaroi drejtori i Agjencisë..