Nuk është ende e qartë se kush do ta përfaqësojë vendin tonë në samitin e NATO-s, i cili do të mbahet në mes të korrikut në Uashington, tha për gazetarët kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev. Ai shpreson se deri atëherë do të ketë një qeveri të rregullt dhe se ajo do të përcaktojë se kush do ta udhëheqë delegacionin bullgar. Në rast të kundërt, kryeministri do t'i drejtohet Kuvendit Kombëtar.
I pyetur se kush do ta përfaqësojë Bullgarinë në Uashington, presidenti Rumen Radev u përgjigj të hënën se vendimi është në kompetencat e Këshillit të Ministrave "me të gjitha pasojat dhe përgjegjësinë historike, sepse ky është një samit ekzistencial, në të cilin do të merren vendime për luftën dhe paqen".
Kreu i shtetit theksoi se nëse ai vetë emërohet, do të mbajë qëndrimin e shprehur tashmë për të kërkuar një rrugë diplomatike për t'i dhënë fund luftës midis Rusisë dhe Ukrainës.Nuk do të ketë ndryshime të ndjeshme të motit gjatë 24 orëve të ardhshme . Do të kemi mot me reshje në shumë vende, shpeshherë të konsiderueshme, në zonat malore mbi 600-800 m mbi nivelin e detit - me borë. Në fund të ditës, reshjet në rajonet..
Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë të Kasacionit vendosi se kompetencat e prokurorit të përgjithshëm në detyrë përfundojnë automatikisht — ex lege — pas skadimit të afatit gjashtëmujor të parashikuar nga ligji. Si rrjedhojë, Borisllav Sarafov nuk..
Bullgaria ruan kufijtë evropianë në mënyrë jashtëzakonisht të mirë dhe të suksesshme. Në krahasim me vitin 2024, tentativat për kalim të paligjshëm të kufirit bullgaro-turk u ulën me mbi 75%. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në Kopenhagë,..
Të martën moti do të mbetet me re. Reshje të vazhdueshme dhe të konsiderueshme shiu priten në rajonet lindore dhe veriore. Në pjesët jugperëndimore..
Komisioni Evropian do të shpallë pas një muaji shumën që do t’i jepet Bullgarisë nga Plani për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri, por pagesa mund të shtyhet..
Rrushi nga vjelja e sivjetshme është me cilësi të larta, por sasia do të jetë më e vogël në krahasim me vitin e kaluar, deklaroi drejtori i Agjencisë..