Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Zgjedhjet 2024

A do të mbizotërojë vota e protestës është pyetja e madhe në këto zgjedhje

Hristina Karageorgieva nga Holanda: Pjesëmarrja në votime flet për paaftësinë e politikanëve tanë për të organizuar një debat publik për vendin e Bullgarisë në BE

Foto: Pixabay

“Nëse duhet të bëjmë një krahasim mes Bullgarisë dhe Holandës, të dyja vendet vitin e fundit ranë në një situatë të vështirë lidhur me pamundësinë e formimit të qeverisë. Duheshin krijuar koalicione jashtëzakonisht të vështira dhe kjo nuk mund të mos ndikojë në votën aktuale”, thotë politologia dhe ish kolege e Radio Bullgarisë Hristina Karageorgieva, e cila jeton prej shumë vitesh në Holandë. Ne e kërkuam në fillim të ditës së sotme të zgjedhjeve për të komentuar pikat e rendit të ditës që gjetën dhe NUK  gjetën vend në fushatën e kandidatëve për pushtet.

Hristina KarageorgievaSipas Karageorgieva, gjithnjë e më shumë votues në vendin tonë dhe në BE po i drejtohen një votimi proteste dhe një nga arsyet është akumulimi i një sërë krizash - ekonomike, shëndetësore, politike etj. Këto pakënaqësi zbuluan vështirësitë e vendeve anëtare për të bashkëpunuar dhe për të zgjidhur problemet e shoqërisë në mënyrë të shpejtë dhe efikase. “Kjo i dha mundësinë shumë partive populliste të konkurrojnë për votën e protestës të qytetarëve, ndonjëherë edhe me shumë sukses” - tha Hristina Karageorgieva dhe shtoi:

“Në Bullgari prej vitesh ekziston mendimi se Evropa është diçka e jashtme dhe Brukseli shpesh perceptohet në kuptimin e një lloj të “Vëllait të Madh”, ose si një analog i Brezhnjevit – kryetarit të Këshillit të Lartë të Bashkimit Sovjetik, i cili nga diku larg na imponon vendime që ne duhet t'i nënshtrohemi.Kjo minon shumë besimin e votuesit bullgar dhe në përgjithësi të njerëzve që ndihen të lënë anashnga klasa politike në 20 vitet e fundit. Dhe ata janë të prirë që në minutën e fundit t'i drejtohen votës jo shumë prestigjioze, por dhe jo aq të deklaruar para agjencive. Ne kemi qenë dëshmitarë të vrullit të partive populliste vitet e fundit. Aktualisht po shohim diçka shumë të ngjashme në të gjithë Evropën. Dhe kjo është se partitë liberale, të cilat deri vonë prezantoheshin mirë, mund të jenë në fakt humbësit më të mëdhenj në këto zgjedhje evropiane.

Pjesëmarrja tradicionalisht shumë e ulët e votuesve, veçanërisht në zgjedhjet e Parlamentit Evropian, është një shenjë shqetësuese për të gjithë sistemin tonë politik, konsideron Karageorgieva. Ky trend flet për paaftësinë e politikanëve tanë për të organizuar një debat publik për vendin e Bullgarisë në BE. Shumë bullgarë nuk duan të votojnë sepse janë apatikë ose të zemëruar me sistemin.

“Nga ata mund të vijë një surprizë e madhe, sepse në momentin e fundit mund të vendosin të votojnë më së shumti për partitë që mbajnë votën negative dhe ndëshkuese. Nga  ana tjetër kemi votuesit pro-evropianë. Ata e shohin BE-në si një familje të madhe ku vendimet merren me konsensus bazuar në vlerat e përbashkëta evropiane. Mirëpo, këta njerëz pak a shumë janë hutuar nga zhvillimet e brendshme politike të dy viteve të fundit, duke përfshirë edhe pamundësinë e sistemit tonë politik për të krijuar një qeveri të unifikuar, prandaj mund të presim surpriza edhe prej tyre.”

Zgjedhjet e tanishme janë shumë të rëndësishme sepse e ardhmja e BE-së ashtu siç është formuluar që nga themelimi i tij tani është në pikëpyetje, përfundon Hristina Karageorgieva nga Holanda.


Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: Pixabay, EPA/BGNES, arkiv personal




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Zgjedhjet përfunduan, në pritje të zgjedhjeve të tjera!

Votë inercie. Votë me pikën e fundit të shpresës se nesër çdo gjë do të jetë mirë dhe ne do të takohemi për zgjedhje pas katër vitesh. Një votë inati për politikanët, për ne, për të tjerët që nuk kanë votuar. Qëndrimet janë shumë të ndryshme -..

botuar më 24-10-29 7.30.PD

Një numër rekord Shqiponjash Perandorake të Lindjes kanë lindur në Bullgari këtë vit

Një numër rekord Shqiponjash Perandorake të Lindjes ( Aquila heliaca ) - gjithsej 48 zogj të vegjël të specieve të rrezikuara - kanë lindur në Bullgari këtë vit. Ky është numri më i lartë i shpendëve të lindur të regjistruar nga Shoqata Bullgare..

botuar më 24-10-28 6.23.MD
Angell Kurtellov

Në moshën 89-vjeçare, Angell Kurtellov, trashëgimtar i vëllezërve Milladinovi, votoi në Ohër

Dita e zgjedhjeve në kryeqytetin maqedonas Shkup kalon normalisht, pa radhë në qendrën e votimit. Rreth 50 persona kanë votuar deri në mesditë dhe pritet që deri në mbylljen e saj të jenë më shumë se 100. Në krahasim me votimin në qershor,..

botuar më 24-10-27 7.05.MD