Ylli bullgar i notit në ujëra të hapura Petër Stojçev regjistroi një arritje të jashtëzakonshme dhe theu rekordin për Triple Crown /Kurorën e Trefishtë/. Gara përfshin kalimin e Kanalit Anglez, notin rreth ishullit Manhattan dhe kalimin e Kanalit Katalina në Kaliforninë Jugore. Distancën përfundimtare prej 32.3 km. bullgari e kaloi për 8 orë e 42 minuta të hënën. Kështu ai përfundoi në Triple Crown me një kohë totale prej 22 orësh, 8 minutash e 46 sekondash, duke e përmirësuar kohën e tij më të mirë me 2 orë e 29 minuta. Përveç Kanalit Anglez dhe Katalinës, Stojçev tashmë ka kapërcyer ngushticat e Gjibraltarit, Cook në Zelandën e Re dhe Molokai në Hawaii. Për të përfunduar maratonën prestigjioze Oceans Seven, bullgari duhet të notojë Kanalin e Veriut midis Irlandës dhe Skocisë dhe përmes ngushticës Tsugaru në Japoni.
Mbi 400 pjesëmarrës do të vrapojnë në edicionin e 11-të të "Maratonës Ekiden" të Sofjes 2025. Gara do të mbahet më 6 shtator dhe i kushtohet përvjetorit të Bashkimit të Principatës së Bullgarisë me Rumelinë Lindore . Fillimi i vrapimit është..
Aleksandër Vasilev është kualifikuar për çerekfinalet e turneut të hapur për të rinj, raportoi BTA. Bullgari - gjysmëfinalist i Wimbledonit dhe nr. 4 në programin e turneut, tregoi karakter të fortë dhe mposhti Jan Kumsat nga Republika Çeke..
Kampioni i Wimbledon për të rinj dhe i renditur i pari në renditje, Ivan Ivanov, kaloi lehtësisht në raundin e tretë në grupmoshën e tij, raportoi BTA. Nisje e fortë për Ivan Ivanov dhe Aleksandër Vasilev në US Open Në raundin e dytë,..