Kreu i partisë GERB, e cila është fituesja e zgjedhjeve për parlamentin kombëtar, Bojko Borisov, paralajmëroi se nuk është koha për ultimatume dhe zemërim. “Është koha për shtetin”, tha ai në konferencën e tij të parë për shtyp që pas zgjedhjeve më 9 qershor. "Unë jam pro parlamentit, qeverisë, presidencës - të ketë një mirëkuptim për çështjet e përbashkëta kombëtare," vuri në dukje Borisov.
“Do të ketë qeveri nëse kryeministri është nga GERB. Unë nuk do të kandidoj për kryeministër, që të ketë mundësi më të mira për negociata, deklaroi ai dhe saktësoi se kabineti i ardhshëm duhet të dominohet nga GERB me ministra të tyre të jashtëm dhe të mbrojtjes. Ai ishte gjithashtu i bindur se Maria Gabriel nuk do të merrte pjesë në kabinet. E vetmja mundësi është që të gjithë të kapërcejnë egon e tyre dhe të formohet një kabinet ekspertësh, tha gjithashtu Borisov.
GERB fton palët e tjera në negociatat e qeverisë të hënën. Në ekipin negociator të GERB-it janë Temenuzka Petkova, Raja Nazarjan dhe Denica Saçeva.56% e bullgarëve preferojnë që Legjislatura e re e 51-të të Kuvendit Popullor të formojë një qeveri, edhe nëse kjo është me çmimin e kompromiseve. Këtë e tregon një sondazh përfaqësues kombëtar i kryer nga Agjencia Sociologjike “Gallup International”..
Presidenti Rumen Radev sot edhe një herë iu drejtua Gjykatës Kushtetuese me kërkesë që ndryshimet në Kushtetutë të bëra nga Legjislatura e 49-të të Kuvendit Popullor të shpallen jokushtetuese. Kundërshtimet e kreut të shtetit janë kundër heqjes së..
Ambasadorja e Austrisë Andrea Ikic-Böm vizitoi dje kufirin bullgaro-turk me ftesë të drejtorit të Drejtorisë kryesore të Policisë Kufitare, njoftoi sot shërbimi për shtyp i Ministrisë së Punëve të Brendshme. Së bashku me drejtorin kryekomisionar Anton..
Ministri i Jashtëm në detyrë Ivan Kondov dhe homologu i tij shqiptar Igli Hasani konfirmuan angazhimin e vendosur të të dy vendeve për zbatimin e..
Këshilli i Ministrave miratoi një projekt-marrëveshje donacioni midis Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Bullgarisë për dhënien e një kontributi..
Nënpresidentja Ilijana Jotova tha, se tekstet e ndryshuara në Kushtetutë u kthyen kundër krijuesve të tyre. Jotova komentoi para gazetarëve se “për..