Më 15 qershor, blloku i gjashtë i Centralit Atomik Elektrik “Kozlloduj” do të mbyllet për aktivitetet e planifikuara të mirëmbajtjes parandaluese për shkak të keqfunksionimeve të zbuluara të sistemit të vajit të një transformatori blloku në pjesën jobërthamore dhe indikacioneve të një rrjedhjeje në një gjenerator avulli. Këtë e njoftuan nga centrali bërthamor. Nga monitorimi i sistemeve dhe objekteve të njësisë së gjashtë rezulton se nuk janë arritur limitet e përcaktuara në rregulloren teknologjike. Nuk ka asnjë ndryshim në situatën e rrezatimit në ambientet e punës dhe në kantierin e termocentralit “Kozlloduj”.
Njësia e pestë, pasi përfundoi riparimi i planifikuar vjetor dhe u zëvendësua një e katërta e karburantit të saj rus me karburant amerikan Westinghouse, u lidh me sistemin energjetik më 10 qershor 2024.
Reaktori i pestë i Centralit Atomik Elektrik “Kozlloduj” tashmë funksionon me karburantin bërthamor amerikanProtesta e punonjësve në transportin urban në Sofje vazhdon për ditën e dytë me kërkesën për paga më të larta. Grevistët kërkojnë një rritje të pagave me 400 leva këtë vit, 500 leva vitin tjetër dhe 600 leva në vitin 2027. Me ftesë të kryetarit të..
Punonjësit e tre mediave publike në vend - Agjencia Telegrafike Bullgare (BTA), Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT) dhe Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) - do të zhvillojnë sot një protestë mbarëkombëtare. Protesta, e cila do të zhvillohet nga ora 12:00..
Natën moti do të kthjellohet në të gjithë vendin. Do të jetë pothuajse qetë në shumicën e rajoneve. Vetëm në zonat lindore do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga jugu-jugperëndimi. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 4° dhe 9°, për..
Një delegacion kishtar nga Patrikana Bullgare, i përfaqësuar nga Mitropoliti Antonij dhe Ati Profesor Ivan Ivanov, ishte ndër delegacionet zyrtare për..
Presidenti Rumen Radev u prit nga Perandori japonez Naruhito. Takimi midis të dyve në Tokio zgjati, sipas protokollit, gjysmë ore. Gjatë vizitës së..
Protestuesit në mbështetje të levit bullgar bllokuan përkohësisht trafikun në qendër të kryeqytetit të dielën në mbrëmje. Protesta u zhvilluan në..