Bullgaria do të vazhdojë të mbështesë perspektivën evropiane të Malit të Zi, konfirmoi presidenti Rumen Radev pas takimit me homologun e tij malazez Jakov Milatoviq në qytetin Cetine, kryeqyteti historik dhe kulturor i Malit të Zi.
Duke komentuar pritshmëritë e tij nga parlamenti i ri dhe qeveria e re e mundshme në vendin tonë për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, ai theksoi: “Besoj se Bullgaria do të vazhdojë të mbajë politikën e saj për të mbështetur integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor. Bullgaria është shtytësi kryesor i kësaj politike”.
Presidenti bullgar theksoi se procesi i integrimit nuk duhet t'u nënshtrohet vetëm rrethanave gjeostrategjike, por edhe parimit të meritave të veta. “Krahasuar me të gjitha vendet e tjera të rajonit, Mali i Zi është një vend udhëheqës në këtë proces – raporti i Komisionit Evropian për treguesit e ndërmjetëm për kapitujt 23 dhe 24 është një parakusht për përshpejtimin e procesit”, theksoi gjithashtu Radev, cituar nga BTA.Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë të Kasacionit vendosi se kompetencat e prokurorit të përgjithshëm në detyrë përfundojnë automatikisht — ex lege — pas skadimit të afatit gjashtëmujor të parashikuar nga ligji. Si rrjedhojë, Borisllav Sarafov nuk..
Bullgaria ruan kufijtë evropianë në mënyrë jashtëzakonisht të mirë dhe të suksesshme. Në krahasim me vitin 2024, tentativat për kalim të paligjshëm të kufirit bullgaro-turk u ulën me mbi 75%. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në Kopenhagë,..
Një bullgar, pjesë e flotiljes humanitare për Gazën, është midis të ndaluarve nga Izraeli, u bë e qartë nga një postim në kanalin zyrtar të mediave sociale të flotiljes. Marina izraelite kapi anije nga flotilja humanitare “Global Sumud”. "Emri im..
Gjashtëdhjetë e gjashtë ekipe nga katër vende do të marrin pjesë sot, 4 tetor, në garën automobilistike off-road “Mbreti i Trialit 2025” pranë..
Duke filluar nga 8 tetori, do të vendosen sanksione efektive ndaj tregtarëve që nuk i përmbahen dispozitave të Ligjit për futjen e euros në Bullgari...
Numri i udhëtimeve të bullgarëve jashtë vendit në gusht 2025 ka qenë 1.079 milion, ose 19.4% më shumë krahasuar me gushtin 2024. Këtë e tregojnë të..