Bullgaria do të vazhdojë të mbështesë perspektivën evropiane të Malit të Zi, konfirmoi presidenti Rumen Radev pas takimit me homologun e tij malazez Jakov Milatoviq në qytetin Cetine, kryeqyteti historik dhe kulturor i Malit të Zi.
Duke komentuar pritshmëritë e tij nga parlamenti i ri dhe qeveria e re e mundshme në vendin tonë për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, ai theksoi: “Besoj se Bullgaria do të vazhdojë të mbajë politikën e saj për të mbështetur integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor. Bullgaria është shtytësi kryesor i kësaj politike”.
Presidenti bullgar theksoi se procesi i integrimit nuk duhet t'u nënshtrohet vetëm rrethanave gjeostrategjike, por edhe parimit të meritave të veta. “Krahasuar me të gjitha vendet e tjera të rajonit, Mali i Zi është një vend udhëheqës në këtë proces – raporti i Komisionit Evropian për treguesit e ndërmjetëm për kapitujt 23 dhe 24 është një parakusht për përshpejtimin e procesit”, theksoi gjithashtu Radev, cituar nga BTA.Kontrata me Kompaninë Shtetërore Energjetike Turke “BOTASH” detyroi “Bulgargaz” me mbi 600 milionë leva (300 milionë euro), që shoqëria nuk është në gjendje t’i paguajë. Këtë deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një forum energjetik në Sofje,..
Eurodeputeti Ilija Llazarov deklaroi në qytetin Ruse se do të lobojë për ndërtimin e disa shluzave në pjesën bullgare të lumit Danub. Qëllimi i këtyre shluzave është të mbajnë nivelin e ujit në lumë dhe të mundësojnë lundrim gjatë gjithë vitit,..
Ndërtimi i një pjese të autostradës “Rilla”, e cila përfaqëson një degëzim të autostradës “Struma” dhe do të çojë drejt Maqedonisë së Veriut, do t’i jepet me koncesion një investitori privat. Këtë e deklaroi në qytetin Kjustendill ministri i..
Gjashtëdhjetë e gjashtë ekipe nga katër vende do të marrin pjesë sot, 4 tetor, në garën automobilistike off-road “Mbreti i Trialit 2025” pranë..
Duke filluar nga 8 tetori, do të vendosen sanksione efektive ndaj tregtarëve që nuk i përmbahen dispozitave të Ligjit për futjen e euros në Bullgari...
Numri i udhëtimeve të bullgarëve jashtë vendit në gusht 2025 ka qenë 1.079 milion, ose 19.4% më shumë krahasuar me gushtin 2024. Këtë e tregojnë të..