Bullgaria ka vonuar ndjeshëm zbatimin e Planit të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë, sipas raportit për vendin tonë të përgatitur nga Brukseli për vitin 2024, raporton BNT. Plani i Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë i Bullgarisë është me vlerë prej 5689 miliardë euro grante. Deri më tani, Bullgaria ka marrë vetëm një pagesë prej 1.37 miliardë euro. Vonesa në zbatimin e planit e pengon vendin tonë të marrë fondet e mbetura. Deri më tani, Bullgaria ka përmbushur vetëm 22 synime nga gjithsej 321. Afati i fundit për zbatimin e Planit është gushti i vitit 2026. Ndër rekomandimet e KE-së është edhe përmirësimi i mjedisit të biznesit. Rreth 53% e investitorëve në vendin tonë nuk kanë besim se investimet e tyre mbrohen nga ligji dhe sistemi gjyqësor. Bullgaria gjithashtu përballet me sfida lidhur me dekarbonizimin e ekonomisë dhe prodhimin e energjisë. Sipas Brukselit, liberalizimi i vonuar i tregut të energjisë elektrike po pengon kalimin në energji të pastër dhe të përballueshme.
Bullgaria vazhdon të ketë tregues të dobët sa i përket varfërisë energjetike. Përqindja e popullsisë që nuk është në gjendje të ngrohë në mënyrë adekuate shtëpitë e tyre është 22.5% në 2022 - përqindja më e lartë brenda BE-së dhe shumë mbi mesataren e BE-së (9.3%), thuhet në raport.Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 10 deri në 15°. Në Sofje do të jetë 10°. Gjatë ditës , shtëllungat e reve do të mbulojnë pjesën më të madhe të vendit. Rreth dhe pas mesditës, në shumë zona do të ketë reshje të shkurtra shiu, më..
Nevoja për një lidhje ajrore të drejtpërdrejtë Sofje - Dushanbe, hapat specifikë për zbatimin e saj, si dhe zgjerimi i eksporteve nga Bullgariapër në Taxhikistan u diskutuan nga Zëvendëskryeministri Atanas Zafirov në takimet në kryeqytetin e..
Ka gatishmëri për protesta në të paktën katër ose pesë fusha të sektorit publik me kërkesa për paga më të larta, njoftoi Presidenti i Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në Bullgari (KNSB), Pllamen Dimitrov, raportoi BNR. Sipas analizës..
Pothuajse çdo fëmijë i tretë në vendin tonë jeton në varfëri materiale, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave për vitin e kaluar,..
Të martën , temperaturat minimale do të jenë nga 12 deri në 17°. Në Sofje do të jetë 12°. Gjatë ditës , në pjesën më të madhe të vendit do të jetë..
Ambasadorja e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Agneza Rusi Popovska, i dërgoi një mesazh falënderimi drejtorit të Spitalit Universitar për Kujdes..